Akuzat kundër aktorit Kevin Spacey për sulme seksuale po i kushtojnë shumë karrierës së tij

466
Kompania e filmave “Sony Pictures” njoftoi se do ta largojë Spacey-n nga filmi i tij i ardhshëm “All the Money in the World” dhe se do ta zëvendësojë me aktorin Christopher Plummer, gjithashtu fitues i çmimit Oskar.
Spacey është akuzuar nga aktori Anthony Rapp për ngacmime seksuale ndaj tij në vitin 1986 kur ishte 14 vjeç. Që nga dalja e akuzave, lavdia e Spacey-t është zbehur ndjeshëm.
Në një deklaratë ku i kërkonte falje Rapp-it për ngjarjen, Spacey njoftoi se ishte homoseksual, duke thënë gjithashtu se nuk i kujtohej incidenti në fjalë.
Kohët e fundit, aktori është akuzuar nga dhjetra persona të tjerë për ngacmime apo sulme seksuale.
Sigal