Akuza për trafik droge, dënohet me mbi 8 vjet burg shqiptari

35
Sigal

Një 31 vjeçar shqiptar është dënuar me 8 vjet e 6 muaj burg me akuzën e trafikut të drogës.

Autoritetet gjermane arrestuan shqiptarin në 11 korrik të vitit të kaluar, bashkë me bashkoshorten e tij, që u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg.

Kjo e fundit, punonjëse banke, kishte abuzuar me pozitën e saj të besimit si punonjëse bankare dhe kishte mashtruar klientët me më shumë se 600 mijë euro nga llogaritë dhe kasafortat.

Prokuroria e kishte akuzuar bashkëshortin e saj të dënuar për trafik komercial të lëndëve narkotike në masë të madhe.

Ajo që kishte thënë prokurori publik në aktakuzë tingëllonte si një ‘marrëveshje e gjallë’ në të cilën thuhej se ishin përfshirë një i akuzuar veçmas dhe një bashkëpunëtor i panjohur më parë.

Dhe gjithashtu gruaja tashmë e dënuar. Një nga akuzat në gjyqin e tyre ishte se dokumentet nga policia holandeze dhe gjykata e rrethit Ëuppertal ishin falsifikuar.

Mësohet se i pandehuri ka dashur të mbante për vete një pjesë të kokainës dhe ta shiste për llogari të tij.