Aktakuza e Speciales ndaj Thaçit, reagon i biri: Do të më marrë malli, e di që do të kthehesh shpejt

289
Sigal

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi konfirmoi sot aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj tij duke njoftuar njëkohësisht edhe dhënien e dorëheqjes si kreu i shtetit.

Pas këtij lajmi, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale djali i tij , Endri. Endri Thaçi shkruan në postimin e tij se babai i tij e ka fituar betejën e lirisë dhe udhëhoqi edhe betejën për republikë.

Tashmë, shkruan Endri, babai i tij do të udhëheqë betejën për drejtësi.

“Do të më marr malli shumë, por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lart fitoret e tuja me mamin, familjen tonë, shokët,” shkruan më tej ai.

POSTIMI:

“Baba im e ka fitu betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim.

Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë.

Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjen tonë, shokët.

Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇK ”