Aksion masiv në 24 qytete, konfiskohen armë dhe drogë

520
Sigal

Policia e Maqedonisë së Veriut, në koordinim me Ministrinë e Brendshme , kanë zhvilluar një aksion gjatë ditës së djeshme, që ka vazhduar edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku janë sekuestruar armë dhe drogë.

Mediat vendase raportojnë se aksioni policor është shtrirë në 24 qytete, ndërsa janë kontrolluar 54 lokacione të ndryshme.

Në total gjatë aksionit, janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i armësh pa leje, si dhe 22 kilogramë marijuanë, por dhe drogave të tjera, si heroinë, kokainë dhe të tjera.