Aksident në Bruksel/ Autobusi me turistë përplaset me pemën, raportohet për pesë të plagosur, tre në gjendje të rëndë

25
Sigal

Një autobus në të cilin ndodheshin 33 turistë është përplasur me një pemë në Bruksel.

Ende nuk dihet numri i saktë i personave të plagosur, por mediat belge pretendojnë se pesë prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Raportohet se të plagosurit janë lënduar në pjesën e kokës, gjoks dhe fytyrë, ndërsa gjendja e tre prej tyre është më e rëndë se e dy të tjerëve.

Shtetësia e turistëve është ende e panjohur.