Aksident i rëndë në Prishtinë, një person humb jetën, 14 të tjerë mbetën të plagosur

31
Sigal

Një person ka humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur në një aksident të ndodhur në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, tha për REL se aksidenti ndodhi rreth orës 14:30 në fshatin Keqekollë të Prishtinës, ku u përfshi një autobus dhe një makinë.

Për pasojë një person ka humbur jetën, ndërkaq 14 të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore”, tha Borovci.

Autoritetet, tha Borovci, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve që sollën deri tek aksidentet.