7 kg drogë e fshehur brenda murit të shtëpisë, policia e Italisë arreston 29-vjeçarin shqiptar

43
Sigal

Policia e Italisë ka publikuar pamjet e operacionit që zhvilloi brenda shtëpisë të një 29-vjeçari shqiptar i cili u arrestua pasi iu sekuestruan 7 kg drogë.

Siç shihet nga pamjet, i riu shqiptar kishte fshehur një sasi kanabisi të paketuar brenda murit të dhomës së gjumit.

Efektivët e policisë u futën në shtëpinë e të riut ku vunë re në tavolinën e dhomës së ndenjes dhe në kuzhinë materiale që përdoreshin për matjen dhe paketimin e lëndës narkotike.

Nga kontrolli në banesë, në komodinën e dhomës së gjumit gjetën një sasi kokaine si dhe peshore preçize dhe materiale të tjera.

Efektivët vunë re në fundin e murit pas komodinë një të çarë. Ata e hapën murin “e sajuar” me kartonxhez ku gjetën disa pako të tjera me kanabis.

Në total u sekuestruan 636 gramë kokainë dhe 6.36 kg kanabis. Policia vuri në pranga 29-vjeçarin shqiptar nën akuzën e kultivimit dhe shpërndarjes së drogërave.