500 rrënjë kanabis brenda banesës 3-katëshe, arrestoht shqptari në Angli (EMRI)

166
Sigal

Autoritetet britanike kanë zbuluar një ferme kanabis, ndërsa në pranga është vënë një shtetas shqiptar.

Sipas mediave brenda një banese tre katëshe në Gainsborough u zbuluan rreth 500 bimë kanabis me vlerë 380 mijë paund.

Në pranga është vënë shtetasi Olsi Ferhati 29 vjeç, i cili ka deklaruar para gjykatës se kishte shkuar thjesht për të korruar disa nga bimët dhe se nuk kishte lidhje me fermën.

Bimët narkotike ishin të ndara nëpër ambiente të ndryshme të banesës. 62 bimë u gjetën në dhomën e ngrënies, 55 në dhomë e gjumit, 118 në papafingo dhe 333 fidanë ishin nën shkallë.

Vendi ku ishte kultivuar droge ishte përshtuar me të gjitha kushtet. 29-vjeçari shqiptar u dënua me katër muaj burg.