4 vjet burg për trafikantët sirianë “që mbytën” Alan

523
Një gjykatë turke dënoi dy sirianë me katër vjet burg për vdekjen e trevjeçarit Alan Kurdi dhe katër personave të tjerë. Alani ishte fëmija i fotografuar në një plazh të Turqisë, ku deti e kishte nxjerrë në breg trupin e tij të pajetë. Fotoja prekëse pati efekt të menjëhershëm dhe e fokusoi vëmendjen botërore tek kriza e refugjatëve në shtator. Mufaëaka Alabash dhe Asem Alfrhad u dënuan për trafikim të qënieve njerëzore, por gjykata e rrëzoi akuzën e ngritur ndaj tyre për marrjen e një jete nga neglizhenca. Trafikantët rrezikonin një dënim prej 35 vitesh heqje lirie.Në muajin shkurt që të dy ata u vetëdeklaruan të pafajshëm përpara trupit gjykues.
Sigal