25 të vdekur, 107 të plagosur bilanci i një zjarri në një spital në Jizan

25 persona kanë humbur jetën ndërkohë që 107 të tjerë kanë pësuar djegie të shakllëve të ndryshme si pasojë e një zjarri të rënë në një spital të qytetit Jizan në Arabinë Saudite.
Autoritetet ende nuk kanë arritur të mësojnë se cfarë e shkaktoi këtë incident, por thonë se zjarri është përhapur nga kati i parë i godinës. Në vendin e ngjarjes u gjendën menjëherë trupa të shumta zjarrfikse, por fatkeqësisht nuk u bë i mundur evitimi i një bilanci tragjik.
107 personat e plagosur janë dërguar menjëherë në qëndra spitalore të tjera që gjenden përreth zonës në fjalë. Autoritetet kanë njoftuar se për të zbardhur shkaqet e këtij incidenti do të nisë një hetim i hollësishëm.
Sigal