22.5 kg kokainë në makinë, si u arrestua shqiptari në Itali

220
Sigal

Një sasi prej 22.5 kg kokaine është kapur nga policia italiane, ndërsa në pranga ka rënë një shtetas shqiptar.

Mediet fqinje raportojnë se është arrestuar shqiptari 48-vjeçar Marin Dajani, banues në Verzuolo, në zonën e Cuneo, ndërsa rrezikon deri në 20 vite burg.

Nëse lënda narkotike dilte në treg, kapte vlerën e rreth një milion euro. Shqiptari është arrestuar nga Skuadra Speciale, gjatë një kontrolli për masat anti-Covid, pasi po udhëtonte me shpejtësi të lartë me mjetin e tij “Land Rover”, me ngjyrë të errët.

48-vjeçari iu ka thënë agjentëve se ishte banor i fshatit dhe do të takonte disa të afërm, por në sediljet e pasme të makinës i janë gjetur me dhjetëra doza kokainë.