Qeveria austriake veproi më herët në luftën kundër përhapjes së virusit, duke mbyllur restorantet, baret, teatrot, dyqanet jo thelbësore dhe vendet e tjera të mundshme të grumbullimit të njerzve, më shumë se një muaj më parë. Kancelari i kërkoi publikut që të qëndrojë në shtëpi dhe të punojë që aty nëse është e mundur.
Austria ka qënë gjithashtu ndër të parat që ka hequr masat e bllokimin të saj, duke lejuar që qendrat e kopshteve dhe dyqanet me më pak se 400 metra katrorë të rihapen një javë më parë. Qendrat tregtare, dyqanet më të mëdha dhe parukeritë do të hapen nga 1 maji.
Kurtz shtoi se “bizneset e gastronomisë”, do të lejohen të rihapen nga 15 maji dhe të qëndrojnë të hapur deri në orën 23:00. Po ashtu edhe shërbimet fetare mund të rifillojnë nga e njëjta ditë.
Dyqanet që kanë filluar aktivitetin duhet të kufizojnë numrin e klientëve që ata lejojnë, dhe blerësit duhet të përdorin maskë dhe doreza.
Kurz tha se veshja e një maskë për fytyrën do të ishte pjesë e “normalitetit të ri”. Maskat për fytyrën tashmë janë të detyrueshme në transportin publik.
Shkollat e mesme do të rihapen në fillim të majit për studentët në vitin e tyre të fundit. Ndërsa për vitet e tjera, shkollat do të hapen hap pas hapi pas 15 majit./Reuters


















