1 ditë pasi Kim Jong Un bëhet i gjallë, nisin të shtënat në kufirin mes dy Koreve

146
Sigal

Në kufirin midis dy Koreve janë regjistruar të shtëna me armë zjarri. Autoritetet ushtarake të Koresë së Jugut njoftuan se ushtria e Veriut ka qëlluar me armë zjarri, ndërkohë që kundërpërgjigjja ka qenë e menjëhershme.

Gjithsesi, autoritetet në kufi të Koresë së Jugut kanë komunikuar me autoritetet në anën tjetër për të ndaluar përshkallëzimin e situatës.

Mbetet ende e paqartë përse ushtarët e Veriut qëlluan me armë drejt Jugut, por ky zhvillim ndodh vetëm 1 ditë pasi Kim Jong Un u konfirmua se ishte gjallë.

Zhdukja e tij prej tre javësh dhe raportimet për një operacion të vështirë në zemër kishin ngjalluar dyshimet se dikatori i Koresë së Veriut mund të kishte ndërruar jetë. Por ditën e djeshme, Pehniani publikoi një foto të Kim Jong Un në një fabrikë, duke mohuar pretendimet për vdekjen e tij.

Në foto diktatori duket në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka humbur aspak peshë, çka do të ishte normale nëse do të kishte kaluar vështirësitë e pretenduara të operacionit në zemër.