Afatet që kanë prindërit e nxënësve për të tërhequr lekët e rimbursimit të librave
Ka filluar prej disa ditësh shpërndarja e parave për rimbursimin e librave për disa kategori nxënësish që përfitojnë nga rimbursimi i teksteve shkollore. Rimbursimi i këtyre teksteve bëhet sipas një udhëzimi të nxjerrë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës më datë 11.07.2012. Më parë ishte diskutuar që rimbursimi i kategorive që përfitonin nga rimbursimi të fillonin që në muajin nëntor. Por për shkak të procedurave bëhet e ditur që u shty dhënia e rimbursimit për këto kategori që përfitojnë rimbursim sipas një udhëzimi të nxjerrë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Burime nga Drejtoria Arsimore e Tiranës bëjnë të ditur për “Telegraf”se tashmë ka filluar që të shpërndahen paratë për kategoritë përfituese dhe se të interesuarit duhet të paraqiten tashmë për të tërhequr paratë brenda afateve të përcaktuara, pasi pas afatit të vendosur nuk mund të tërhiqen më paratë. Afati i përcaktuar për tërheqjen e parave për rimbursimin e librave është data 31.03.2013.
Personat që përfitojnë nga rimbursimi
Kategoritë përkatëse të cilat përfitojnë rimbursim 100 për qind të teksteve falas, si; nxënësit romë që vijojnë arsimin e detyruar; nxënësit që kanë probleme me dëgjimin dhe shikimin; nxënësit që vijnë nga familjet e pakicave kombëtare; nxënësit që vijnë nga rreth 100 mijë familje që trajtohen me ndihmë ekonomike; nxënësit që vijnë nga familje që kanë në përbërjen e tyre anëtarë me aftësi të kufizuar të dokumentuar nga Kemp-et; nxënësit që kanë në familjet e tyre kryefamiljarë me pension invaliditeti nga shteti, ose që vijnë nga familje ku kryefamiljari është pensionist për rrethana të caktuara. Po ashtu përfitojnë edhe fëmijët e grave kryefamiljare që mbajnë familjet pa burrin e tyre. Ndërsa në masën 50 për qind do rimbursohen tekstet për të gjithë punonjësit buxhetorë e jo buxhetorë të sipërmarrjeve publike, apo kompanive ku shteti është aksioner, por që kanë një pagë bruto nën 30 mijë lekë, ndërsa fëmijët e emigrantëve të diasporës marrin falas tekstet për mësimin plotësues.
Procedura për marrjen e parave
Ndërkohë që për procedurën burime pra Drejtorisë Arsimore të Tiranës në lidhje me procedurat për marrjen e parave kanë sqaruar se: “Shitësit që kur kanë shitur librat i kanë pajisur nxënësit dhe prindërit me faturat e librave, pastaj këto të fundit shërbejnë në këto momente për të tërhequr paratë. Çdo fëmijë ose prind i tyre që e gjen veten në kategoritë përfituese, paraqitet për të tërhequr paratë pranë që u takojnë për të marrë nga rimbursimi i librave”. Në lidhje me mbylljen e afatit për marrjen e pagesës burimi pranë kësaj drejtorie bëri të ditur se “afati për tërheqjen e lekëve për kompensim prindërit dhe nxënësit është deri në datën 31.03.2013”.
Kategoritë përkatëse të cilat përfitojnë rimbursim 100 për qind të teksteve falas, si; nxënësit romë që vijojnë arsimin e detyruar; nxënësit që kanë probleme me dëgjimin dhe shikimin; nxënësit që vijnë nga familjet e pakicave kombëtare; nxënësit që vijnë nga rreth 100 mijë familje që trajtohen me ndihmë ekonomike; nxënësit që vijnë nga familje që kanë në përbërjen e tyre anëtarë me aftësi të kufizuar të dokumentuar nga Kemp-et;
Udhëzime për zbatimin e programit orientues të biologjisë
Biologji e thelluar
Programi orientues për provimin me zgjedhje të Biologjisë përfshin njohuritë, konceptet dhe aftësitë kryesore që duhet të zotërojnë nxënësit për të përballuar me sukses provimin e Biologjisë si lëndë me zgjedhje në Maturën Shtetërore. Programi përbën një dokument zyrtar që duhet zbatuar me korrektësi nga specialistët e përfshirë në hartimin e bankës së pyetjeve dhe tezes së provimit të Biologjisë për Maturën Shtetërore.
Studimi i së gjallës
| Nënlinjat |
Objektiva
|
Terma kyçe
|
|
Kimia e jetës
|
Nxënësi/ja duhet:
- Të identifikojë njësitë bazë (monomerët) të lyrave, proteinave, karbohidrateve dhe acideve nukleike;
- të përshkruajë karakteristikat e lyrave (substanca organike, përbërës të membranës qelizore, burim energjie);
- të përshkruajë karakteristikat e karbohidrateve (substanca organike, përbërës të murit qelizor, burim energjie, celuloza);
- të krahasojë përdorimin e karbohidrateve dhe të lyrave si burim energjie;
- të përshkruajë karakteristikat e proteinave (substanca organike, rolin ndërtues e funksional, duke përfshirë dhe enzimat);
- të përshkruajë ndërtimin e acideve nukleike (substanca organike, njësia bazë e ndërtimit janë nukleotidet, të përbëra nga sheqer, mbetje të acidit fosforik, si dhe nga baza të azotuara, ADN-ja është e përbërë nga dy fije, strukturë helikoidale dhe ARN-ja nga një fije);
- të përshkruajë ndërtimin dhe funksionin biologjik të molekulës së ATP-së (pa formula kimike);
- të zgjidhë ushtrime në lidhje me kiminë e jetës;
- të realizojë hartën e koncepteve për përbërjen organike të qelizës.
|
Elemente inorganike
Substancë inorganike
Substancë organike
Monosakaride
Polisakaride
Sheqerna / karbohidrate
Proteinë
Enzimë
ADN dhe ARN
Nukleotide
Yndyrat / lipidet
ATP
|
| Biologjia qelizore
|
- Të shpjegojë pse qeliza eukariote është më komplekse se ajo prokariote;
- të skicojë, me të gjitha organelat, një qelizë bimore dhe një qelizë shtazore, të para në mikroskopin elektronik;
- të shpjegojë pse membrana qelizore ka veti gjysmëpërshkuese (difuzioni, osmoza, shpërhapja e lehtësuar dhe transporti aktiv);
- të diskutojë për procesin e endocitozës dhe ekzocitozës;
- të shpjegojë procesin e mitozës me të katërta fazat dhe procesin e citokinezës në qelizat bimore;
- të analizojë pse procesi i mitozës ka rëndësi në ruajtjen e numrit të kromozomeve gjatë riprodhimit seksual;
- të diskutojë pse procesi i mejozës rezulton në formimin e qelizave haploide (gametave);
- të shpjegojë si ndodh procesi i mejozës;
- të analizojë rëndësinë e procesit të mejozës në riprodhimin seksual;
- të krahasojë ndërmjet tyre procesin e mitozës me të mejozës;
- të skicojë fazat e mitozës dhe të mejozës;
- të zgjidhë ushtrime në lidhje me biologjinë qelizore;
- të realizojë hartën e koncepteve për biologjinë qelizore.
|
Qelizë prokariote
Qelizë eukariote
Bërthamë
Organelet qelizore
Mur qelizor
Funksione të membranës qelizore
Proces i shpërhapjes
Osmozë
Transport aktiv
Endocitozë
Ekzocitozë
Fotosintezë
Frymëmarrje qelizore
Dyfishim i ADN-së
Mitozë
Riprodhim
Kromozome në qelizat somatike dhe në gametë
Mejozë
Riprodhim seksual |
Studimi i së gjallës (energjia kimike për jetën)
|
Nënlinja
|
Objektiva
|
Terma kyç
|
| Metabolizmi qelizor
|
- Të përshkruajë metabolizmin në qelizë (reaksione katabolike, reaksione anabolike ose të sintezës);
- të shpjegojë rolin e enzimave si katalizatorë në reaksionet metabolike të qelizës (kompleksi enzimë-substrat, specificitet, mjedis i përshtatshëm, qendër alosterike);
- të shpjegojë rolin e adenozinë trifosfatit (ATP) dhe nikotinamid adenine dynukleotid (NAD) në aktivitetet jetësore në qelizë (ATP është ndërmjetës në kapjen dhe transferimin e energjisë për veprimtarinë e qelizës NAD/ NADP+ ndërmjetës në kapjen dhe transferimin e elektroneve dhe joneve hidrogjen për veprimtarinë qelizore);
- të zgjidhë ushtrime për metabolizmin qelizor;
- të skicojë hartën e koncepteve për metabolizmin qelizor.
|
Metabolizëm
ATP
Kompleksi enzimë-substrat
Specificite
Qendër alosterike
Transportues të energjisë
Koenzimë
Citokrome |
|
Fotosinteza
|
- Të shpjegojë procesin e fotosintezës (pigmentet fotosinte-tike, plastet, faza dritore e fotosintezës (kapja e energjisë diellore nga pigmentet fotosintetike në kloroplaste), copëtimin e molekulës së ujit, çlirimin e elektroneve, protoneve dhe oksigjenit, formimi i ATP-së dhe NADPH-së) dhe faza jodritore (fiksimin e dyoksidit të karbonit dhe kthimin në karbohidrate, enzima ribuloz dyfosfat karboksilazë);
- të analizojë funksionin e zinxhirit të transportit të elektroneve gjatë fazës dritore të fotosintezës;
- të përshkruajë rolin e ciklit Kelvin në fazën jodritore të fotosintezës;
- të listojë faktorët mjedisorë që ndikojnë në shpejtësinë e fotosintezës;
- të zgjidhë ushtrime për fotosintezën;
- të skicojë hartën e koncepteve për fotosintezën.
|
Fotosintezë
Zinxhir i transportit të elektroneve
ATP sintazë
Fosforilim oksidativ
Kimiosmozë
Pompa e protoneve
Fotolizë
Cikli Kelvin
Reaksionet e dritës
Reaksionet e errësirës
Fosforlimi cikik dhe jociklik |
| Frymëmarrja qelizore
|
- Të shpjegojë ndryshimet kimike dhe shndërrimet e energjisë gjatë procesit të glikolizës;
- të shpjegojë rolin e ciklit të Krebsit dhe zinxhirit të transportit të elektroneve gjatë frymëmarrjes aerobe;
- të përshkruajë rolin e fermentimit në frymëmarrjen qelizore;
- të diskutojë në mënyrë krahasuese dhe praktike fermentimin laktik (te kosi) dhe fermentimin alkoolik (te buka);
- të zgjidhë ushtrime për frymëmarrjen qelizore;
- të skicojë hartën e koncepteve për frymëmarrjen qelizore.
|
Frymëmarrje aerobe
Glikolizë
Cikli i Krebsit
Fermentim laktik/alkolik |
Trashëgimia e tipareve dhe evolucioni
|
Nënlinjat
|
Objektiva
|
Terma kyçe
|
| Mekanizmat e trashëgimisë
|
- Të përdorë rrjetën pennet për të përcaktuar probalitetet në kombinimet e gjenotipave dhe fenotipave në kryqëzimin monohibrid (të një tipari);
- të llogarisë përpjesëtimin e fenotipit të trashëguar sipas ligjit të Mendelit të zbërthimit të tipareve;
- të argumentojë, nëpërmjet modeleve, ligjin e Mendelit të grupimit të pavarur të tipareve (kryqëzimi i dy tipareve);
- të argumentojë, me anë të shembujve, si gjenet që ndodhen në të njëjtin çift kromozomik ose thjesht në një kromozom, janë të lidhura;
- të përshkruajë se si gjatë procesit të mejozës kromozomet homologe këmbejnë pjesë, duke u kryqkëmbyer ndërmjet tyre (crossing – over);
- të tregojë se organizmat kanë një numër karakteristik kromozomesh, ku një çift i tyre përcakton seksin e individit (kromozome seksuale), ndërsa të tjerat quhen kromozome autozomike;
- të përshkruajë se shumica e njerëzve përmban 23 çifte kromozomesh, ku çifti i 23-të përmban zakonisht XX për seksin femër dhe XY për seksin mashkull;
- të zgjidhë ushtrime në lidhje me mekanizmat e trashëgimisë;
- të realizojë hartën e koncepteve për mekanizmat e trashëgimisë.
|
Tipare trashëguese Kromozome seksuale
Kromozome autozomike
Kromozome homologe
Alel
Recesiv
Kariotip
Gjenotip
Homozigotë
Heterozigotë
Fenotip
Trashëgimia e një tipari
Trashëgueshmëria e dy tipareve
Gjene të lidhura
Krosingover
|
| Si funksionojnë gjenet?
|
- Të analizojë trashëgiminë e tipareve të lidhura me kromozomin X (daltonizmi dhe hemofilia);
- të përshkruajë, me anë të shembujve, trashëgiminë e grupeve të gjakut (fenomenin e aleizmit të shumëfishtë, sistemin MN, ABO, Rh);
- të diskutojë se informacioni trashëgues ndodhet në gjene (një tipar i trashëgueshëm mund të përcaktohet nga një gjen ose nga më shumë se një gjen dhe një gjen i thjeshtë mund të ndikojë në përcaktimin e më shumë se një tipari), të cilat janë të lokalizuara në kromozome;
- të diskutojë se si kodi gjenetik përgjigjet për sekuenca specifike të aminoacideve, që përbëjnë karakteristikat proteinike të çdo organizmi;
- të ushtrohet në deshifrimin e kodit gjenetik;
- të analizojë procesin e biosintezës së proteinave, që i referohen përfshirjes së ADN-së, ARN-i (informacioni), ARN-r (ribozomike), ARN-t (transporti) dhe aminoacideve, në fazat e translatimit, transkriptimit dhe mbarimit të sintezës së vargut proteinik në ribozome;
- të skicojë etapat e biosintezës së proteinave;
- të zgjidhë ushtrime në lidhje me funksionimin e gjeneve dhe me kodin gjenetik;
- të realizojë hartën e koncepteve për biosintezën e proteinave.
|
Alelet e shumëfishta
Sistem MN, ABO, Rh
Përcaktimi i seksit
Sëmundje e trashëgueshme
Pemë gjenealogjike
ADN
ARN – informacioni
ARN – ribozomike ARN – transporti
Biosintezë
Transkriptim
Translatim
Mutacione
Kod gjenetik |
STUDIMI i ORGANIZMIT (ndërtimi dhe funksionet jetësore të bimëve)
|
Nënlinja
|
Objektiva
|
Terma kyç
|
| Anatomia, morfologjia dhe funksionet jetësore të bimëve
|
- Të përshkruajë morfologjinë dhe funksionin e organeve kryesore vegjetative të bimëve (rrënjë, kërcell, gjethe);
- të shpjegojë funksionet e indeve meristematike, indeve mbështetëse, përçuese dhe parenkimës, kolenkimës, sklerenkimës;
- të përshkruajë me detaje strukturën dhe funksionin e floemës dhe ksilemës;
- të shpjegojë ndërtimin anatomik të rrënjës, të kërcellit dhe të gjethes;
- të diskutojë se si ndodh transpirimi dhe transporti i ujit te bimët (roli i gojëzave në këtë proces);
- të përshkruajë procesin e transportit dhe rezervimit të lëndëve ushqyese (produkte të fotosintezës) te bimët;
- të listojë dhe të përshkruajë rolin e hormoneve të ndryshme te bimët;
- të shpjegojë proceset e tropizmave dhe më gjerësisht fotoperiodizmin;
- të zgjidhë ushtrime për anatominë dhe fiziologjinë e bimëve;
- të skicojë hartën e koncepteve për ndërtimin dhe funksionin e pjesëve kryesore të bimëve.
|
Rrënjë
Kërcell
Gjethje
Meristemë
Floemë
Ksilemë
Parenkimë asimiluese
Gojëzë
Transpirim
Trysni rrënjore
Gutacion
Forcat e kapilaritetit,
Auksina |
| Riprodhimi bimor
|
- Të diskutojë për mënyrat kryesore të riprodhimit bimor, aseksual ose vegjetativ dhe seksual;
- të përshkruajë ndërtimin e lules dhe funksionin e organeve kryesore riprodhuese të bimëve (kryesisht të androceut dhe gjinecet);
- të shpjegojë procesin e pjalmimit dhe të pllenimit te bimët me lule;
- të analizojë ndërtimin dhe funksionin e farës dhe të frutave;
- të zgjidhë ushtrime në lidhje me riprodhimin e bimëve;
- të skicojë hartën e koncepteve për riprodhimin e bimëve.
|
Riprodhim vegjetativ
Riprodhim seksual
Gimnospermë
Angiospermë
Gametofit
Sporofit
Mejospore
Androceu
Gjineceu
Pllenim i dyfishtë |
STUDIMI i ORGANIZMIT (fiziologji shtazore krahasuese)
|
Nënlinja
|
Objektiva
|
Terma kyçe
|
| Tretja
|
- Të bëjë dallimin midis procesit mekanik dhe atij kimik të tretjes së ushqimeve;
- të bëjë dallimin midis tretjes brendaqelizore dhe asaj jashtëqelizore;
- të krahasojë proceset e tretjes te protozoarët, invertebrorët (sfungjerët, knidarët, krimbat e shtypur, molusqet, krimbat unazorë, artropodët);
- të krahasojë proceset e tretjes te shpendët dhe gjitarët (ripërtypësit);
- të zgjidhë ushtrime në lidhje me tretjen te kafshët;
- të skicojë hartën e koncepteve për tretjen te kafshët.
|
Ushqyerje
Përpunim mekanik
Tretje kimike
Gyp tretës
Zgavër tretëse |
| Qarkullimi i lëngjeve
|
- Të shpjegojë ndryshimet cilësore në procesin e qarkullimit të lëngjeve, duke filluar nga protozoarët (parameci), sfungjerët, knidarët (hidra), acelomatët (planaria), pseudocelomatët (askaridi), celomatët (inverebrorë dhe vertebrorë);
- të krahasojë sistemin e qarkullimit të invertebrorëve (të krimbit të tokës dhe të karkalecit);
- të krahasojë sistemin e qarkullimit te vertebrorët (peshqit, amfibët, zvarranikët, gjitarët);
- të krahasojë strukturën dhe funksionet e venave, kapilarëve dhe arterieve;
- të shpjegojë rëndësinë e zemrës dhe të enëve të gjakut;
- të realizojë hartën e koncepteve për qarkullimin e lëngjeve në gjallesat shtazore;
- të zgjidhë ushtrime në lidhje me qarkullimin e lëngjeve te kafshët.
|
Sistem i hapur
Qarkullim
Sistem i mbyllur
Enë gjaku
Zemër
Puls
Barkushe
Veshore |
| Frymëkëmbimi
|
- Të përkufizojë konceptin shkëmbim gazesh;
- të tregojë rrugën e shkëmbimit të gazeve tek ameba dhe parameci;
- të tregojë hopet cilësore në sistemet e shkëmbimit të gazeve nga organizmat njëqelizorë deri te shumëqelizorët;
- të krahasojë shkëmbimin e gazeve te gjallesat e tokës (krimbat, karkalecat) dhe te kafshët e ujit (me branshi);
- të realizojë hartën e koncepteve për frymëkëmbimin në gjallesat shtazore;
- të zgjidhë ushtrime për frymëkëmbimin te kafshët.
|
Frymëkëmbim
Velëz (Branshi)
Trake
Bronkiolë
Alveolë |
| Ekskretimi
|
- Të përshkruajë ndryshimet cilësore në ekskretimin, duke filluar nga ekskretimi qelizor (protozoarët), ekskretimi me sipërfaqe të jashtme trupore (hidra), ekskretimi protonefridial (krimbat e shtypur), ekskretimi nefridial (celomatët invertebrorë: krimbi i tokës, karkaleci, celomatët vertebrorë; veshka dhe sistemi urinar);
- të vlerësojë rolin e ekskretimit në ruajtjen e homeostazës;
- të përshkruajë funksionet ekskretuese të mëlçisë;
- të shpjegojë funksionin ekskretues të mushkërive dhe të lëkurës;
- të realizojë hartën e koncepteve për ekskretimin në gjallesat shtazore;
- të zgjidhë ushtrime për ekskretimin te kafshët.
|
Ekskretimi
Vakuolë tkurrëse
Sistem urinar
Tubat e Malpigit Uretrë
Veshkë
Nefron
Glomerulë
Kupa Bauman
Gjëndrat e djersës
Gjëndrat e yndyrës |
| Mbështetja dhe lëvizja
|
- Të tregojë përmbledhtas evolucionin e skeletit dhe të sistemit muskulor në grupet kryesore;
- të përshkruajë mënyrat e lëvizjes së protistëve, hidrës, krimbit të tokës dhe karkalecit;
- të krahasojë mënyrat e lëvizjes te peshqit, amfibët, zvarranikët, shpendët;
- të realizojë hartën e koncepteve për sistemin skeletor dhe muskulor në gjallesat shtazore;
- të zgjidhë ushtrime për sistemin lëvizor te kafshët.
|
Skelet i jashtëm
Skelet i brendshëm
Sistem i lëvizjes
Kitinë
Pseudopod
Cilie
Flagel
Ind kockor
Qelizë muskulore
Deje
Tendinë
Tufë muskulore |
| Riprodhimi shtazor
|
- Të krahasojë riprodhimin joseksual me atë seksual;
- të krahasojë procesin e riprodhimit te protistët, hidra dhe krimbat e shtypur (planaria);
- të krahasojë procesin e riprodhimit te peshqit, amfibët, zvarranikët, shpendët;
- të shpjegojë se riprodhimi seksual te kafshët realizohet nga qelizat seksuale haploide (femërore dhe mashkullore) të formuara gjatë mejozës;
- të analizojë pllenimin e brendshëm dhe të jashtëm të gjallesave të ndryshme;
- të zgjidhë ushtrime për riprodhimin te kafshët.
|
Riprodhim joseksual/ seksual
Riprodhim me ndarje/ripërtëritje/ me anë të bulave
Hemafroditë Uniseksualë
Gametë
Gonade
Pllenim |
| Sistemi nervor dhe hormonal
|
- Të përshkruajë si janë u përshtatur protistët përgjigjeve ndaj ngacmimeve;
- të krahasojë sistemet nervore të hidrës (shfaqja e qelizës nervore), krimbat e shtypur (sistemi nervor ganglionar) dhe karkalecit (sistemi cerebroid);
- të tregojë përmbledhtas përbërjen dhe funksionin e sistemit nervor dhe atë endokrin te njeriu;
- të krahasojë sistemin nervor me atë endokrin;
- të skicojë hartën e koncepteve për sistemin nervor dhe sistemin hormonal;
- të zgjidhë ushtrime në lidhje me sistemin nervor dhe hormonal.
|
SNQ, SNV, SNP
Sistem nervor
ganglionar
Sistem cerebroid
Rregullim nervor
Hormon
Sistem endokrin (hormonal) |
Linjat e programit dhe pesha për secilën linjë
|
Nr.
|
Linjat |
Përqindja |
|
1.
|
Studimi i së gjallës |
34%
|
|
2.
|
Trashëgimia e tipareve dhe evolucioni |
15%
|
|
3.
|
Ndërtimi dhe funksionet jetësore të bimëve |
15%
|
|
4.
|
Fiziologji shtazore krahasuese |
36%
|
|
|
Totali |
100%
|
Nënlinjat e programit dhe pesha për secilën nënlinjë
|
Nr
|
Nënlinjat |
Përqindja |
|
Kimia e jetës |
5%
|
|
Biologjia qelizore |
10%
|
|
Metabolizmi qelizor |
5 %
|
|
Fotosinteza |
7%
|
|
Frymëmarrja qelizore |
7%
|
|
Mekanizmat e trashëgimisë |
10%
|
|
Si funksionojnë gjenet |
5%
|
|
Anatomia, morfologjia dhe funksionet jetësore të bimëve |
10%
|
|
Riprodhimi bimor |
5%
|
- 10.
|
Tretja |
5%
|
- 11.
|
Qarkullimi i lëngjeve |
5%
|
- 12.
|
Frymëkëmbimi |
5%
|
- 13.
|
Ekskretimi |
5%
|
- 14.
|
Mbështetja dhe lëvizja |
5%
|
- 15.
|
Riprodhimi shtazor |
5%
|
- 16.
|
Sistemi nervor dhe hormonal |
6%
|
|
|
Totali |
100%
|
.