MASH hap programe të reja studimi në universitetet publike, procedurat dhe kohëzgjatja

881
Sigal

 ZYRTARE/Publikohen programet shtesë për universitet publike, në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Gjirokastër

 Ministria e Arsimit dhe Shkencës ditën e djeshme nëpërmjet një njoftimi për mediat ka bërë të ditur se do të hapen disa programe të reja në universitet publike në Shqipëri. Në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës bëhet e ditur se janë shtatë programe studimi në universitete të ndryshme të vendit, si në Shkodër, Tiranë, Elbasan etj.. Programi i ciklit të dytë të studimeve Master Profesional është çelur në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, studimi i ciklit të dytë Master i Shkencave në “Mjekësi bimore” në Universitetin Bujqësor në Tiranë, Master Profesional në Universitetin Politeknik të Tiranës, Master i Shkencave në “Etika në institucione dhe lidership” në Universitetin e Tiranës. Programe të reja studimi janë çelur në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Durrës, ndërsa në universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastrës çelet programi i studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” në mësuesi për arsimin fillor klasa I- IV.

Programet e studimit për Universitetin e Tiranës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përcaktuar edhe llojet e diplomave që lëshohen për programet që do hapen. Në Universitetin e Tiranës, në programit e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “Etika në Institucione dhe Lidership”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë universitare “Master i Shkencave” në “Etika në Institucione dhe Lidership”. Në programin e studimeve të ciklit të dytë, “Master i Shkencave” realizohet me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është dy vite akademike. Programi i mësipërm i studimeve do të fillojë veprimtarinë në vitin akademik 20l3-2014. Sipas udhëzimit të Universitetit të Tiranës, duhet të pasqyrojë në programin e studimeve vërejtjet e përcaktuara në Vendimin nr. 379 datë 26.70.2012 të Këshillit të Akreditimit.

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Në  Universitetin Bujqësor të Tiranës, do të hapen programe studimi në ciklin e dytë të studimeve. Më konkretisht do të hapen programe studimi në “Master i Shkencave” në “Mjekësi Bimore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë universitare “Master i Shkencave” në “Mjekësi Bimore”. Programi i studimeve të ciklit të dytë, “Master i Shkencave” realizohet me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është 2 (dy) vite akademike. Programi i mësipërm i studimeve të fillojë veprimtarinë në vitin akademik 2013-2014.

Universiteti Politeknik

Sipas udhëzimit të MASH, do të hapen programe të dyta studimi edhe në Universitetin Politeknik të Tiranës në “Master Profesional” në:

a) “Teknologji Informacioni”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë universitare

“Master Profesional” në “Teknologji Informacioni”

b) “Inxhinieri Informatike”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë universitare

“Master Profesional” në “Inxhinieri Informatike”

2. Programet e studimeve të ciklit të dytë, “Master Profesional” realizohen me 90 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 1,5 (një vit e gjashtë muaj) vite akademike. Programet e mësipërme të studimeve të fillojnë veprimtarinë në vitin akademik 2012-2013.

Universiteti “Luigj Gurakuqi”Shkodër

Në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”‘ do të hapen programet e studimit për ciklin e dytë “Master Profesional” në:

-“Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhim Turizmi”, në përfundim të të cilit lëshohet

diplomë universitare “Master Profesional” në “Trashëgimi Kulturore dhe

Menaxhim Turizmi”

– “Administrim Biznes”, në përfundim t0 të cilit lëshohet diplomë universitare “Master Profesional” në'”Administrim Biznes”

– “Financë Bankë” në përfundim të të cilit lëshohet diplomë universitare “Master

Profesional” në “Financë-Bankë”

– “Psikologji Shëndeti”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë universitare “Master Profesional” në “Psikologji Shëndeti”.  Programet e studimeve të ciklit të dytë, “Master Profesional” realizohen me 90 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 1.5 kredite akademike (tre semestra).

Universiteti “Aleksandër Moisiu”Elbasan

Në universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, do të hapen programet e  studimeve të ciklit te parë “Bachelor” në “Ekonomi Turizmi”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë universitare “Bachelor” në “Ekonomi Turizmi”. Po ashtu do të hapen edhe programe  studimi në ciklin e dytë “Master i Shkencave” në “Mësuesi – Arsimi Fillor”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë universitare “Master i Shkencave” në “Mësuesi – Arsimi Fillor”. Programi i studimeve të ciklit të parë, “Bachelor” realizohet me 180 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është 3 vite akademike. Programi i studimeve të ciklit të dytë, “Master i Shkencave” realizohet me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është 2 vite akademike. Programet e studimeve të përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij urdhri do të  fillojnë veprimtarinë në vitin akademik 2013-2014.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës do të hapen programeve të studimeve si më poshtë:

a) “Bachelor” në “Multimedia dhe Televizion Dixhital”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë universitare “Bachelor” në “Multimedia dhe Televizion Dixhital”.

b) “Master i Shkencave” në “Mësuesi për Arsimin Fillor Kl. I-VI”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë universitare “Master i Shkencave” në “Mësuesi për Arsimin Fillor Kl. I-VI”. Programi i studimeve të ciklit të parë, “Bachelor” realizohet me 180 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është 3 vite akademike. Programi i studimeve të ciklit të dytë, “Master i Shkencave” realizohet me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është 2 vite akademike. Programet e studimeve të përcaktuara në pikën I të këtij urdhri të fillojnë veprimtarinë në vitin akademik 2013-2014.

Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër

Në Universitetin “Eqrem Çabej “, në Gjirokastër do të hapen programe të studimit në  ciklin e dytë, “Master i Shkencave” në “Mësuesi për Arsimin Fillor Kl. I-VI”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë universitare “Master i Shkencave” në “Mësuesi për Arsimin Fillor Kl. I-VI”. Programi i studimeve të ciklit të dytë, “Master i Shkencave” realizohet me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është 2 vite akademike.