Ja si të plotësoni Formularin e Korrigjimit të Pasaktësive

579
Sigal

Matura Shtetërore, publikohet Libri i Transparencës dhe udhëzuesi për përdorimin e tij

Ministria e Arsimit dhe Sportit publikoi dje Librin e Transparencës, i cili plotëson kuadrin e informimit të saktë të maturantëve. Në këtë libër çdo maturant gjen të gjithë elementet përbërës të rezultateve të përfundimit të shkollës së mesme, si mesatarja e përgjithshme; rezultati i provimeve të Letërsisë, Matematikës dhe lëndëve me zgjedhje; preferencat e përzgjedhura në Formularin A2, etj.. Mbi bazën e elementeve të lartpërmendur, në Libër janë publikuar dhe pikët e fituara nga secili maturant për çdo preferencë të përzgjedhur prej tij gjatë aplikimit online të Formularit A2, të llogaritura këto në bazë të koeficienteve të miratuara nga MAS, pas propozimeve të shkollave të larta publike. Çdo maturant/kandidat, pas leximit në Librin e Transparencës të pikëve të grumbulluara nga ana e tij në secilin program studimi të përzgjedhur, si dhe pikëve të fituesve të fundit të cilat publikohen sot nga gazeta “Telegraf”, arrin të gjykojë se në cilën degë ka më shumë shanse të fitojë. Libri i Transparencës vihet në dispozicion të maturantëve nga gazeta “Telegraf” në adresat e mëposhtme:

Website: www.gazetatelegraf.com.al

Facebook: Gazeta Telegraf

Twitter:@GazetaTelegraf

 UDHËZUES PËR PËRDORIMIN E LIBRIT TË TRANSPARENCËS

Libri i Transparencës përbën një faktor shumë të rëndësishëm për transparencën e procesit të Maturës Shtetërore dhe vihet në shërbim të të gjithë maturantëve/ kandidatëve që dëshirojnë të studiojnë në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik (IALP). Libri i Transparencës, do të përmbajë të dhënat e maturantëve / kandidatëve të çdo shkolle të vendit. Libri i Transparencës i seleksionuar për çdo shkollë do t’u shpërndahet DAR/ZA-ve përkatëse. Për çdo shkollë janë renditur vetëm maturantët e saj, të cilët kanë rezultuar kalues në të gjitha provimet e Maturës Shtetërore dhe kanë aplikuar online me formularin A2. Nuk përfshihen në Librin e Transparencës, maturantët që nuk kanë kaluar qoftë edhe në një nga katër provimet, pra janë vlerësuar me notën 4 (katër), si edhe ata maturantë që nuk kanë nota D1, D2, Z1 dhe Z2 kaluese të pasqyruara në bazën e të dhënave, apo kanë të paplotësuar notën, ose pikët mesatare të shkollës së mesme.

Secili kandidat maturant ka hapësirën e tij në Librin e Transparencës, ku në rreshtin e parë jepen: Numri rendor; numri identifikues i maturantit (ID), që e ka shoqëruar gjatë gjithë procesit të Maturës Shtetërore; Në pjesën majtas poshtë janë emërtesat dhe notat e shkallëzuara të 5 elementeve vlerësues të Maturës Shtetërore, në bazë të të cilave përllogariten pikët. Më tej vijohet me preferencat e kandidatit, të renditura siç janë përzgjedhur prej tij në Formularin A2. Preferencat përmbajnë numrin e programit të studimit, emërtesën e programit të studimit.

Në krah jepen tre koeficientet për secilin program studimi sipas kësaj renditje:

I pari: koeficienti i shkollës (KSH);

I dyti: koeficienti për provimin e lëndës së parë me zgjedhje të detyruar (KZ1);

I treti: koeficienti për provimin e lëndës së dytë me zgjedhje të detyruar (KZ2) si dhe

pikët e grumbulluara në atë program studimi.

Në librin e transparencës nuk paraqiten gjeneralitetet e maturantit/kandidatit (emri, atësia, mbiemri dhe ditëlindja) me qëllim që të mbrohen të dhënat e tij personale. Këto të dhëna maturanti/kandidati mund t’i shikojë në shkollën e tij, ku ka mbaruar studimet e mesme, ose ku është regjistruar për të aplikuar me formularin A2.

Llogaritja e pikëve të secilit prej kandidatëve bëhet në bazë të kombinimit të formulave të realizuara në një program kompjuterik për programet e studimit pa konkurs dhe për programet e studimit me konkurs. Për programet e studimit pa konkurs pikët e Maturës Shtetërore llogariten me formulën e mëposhtme:

Pikë Matura = {[26 x M + 20 x (D1 + D2)] x K + 17 x (Z1 x F1 + Z2 x F2)} x 5

Ku: M – Nota ose pikët mesatare të viteve të shkollimit të mesëm; D1 – Nota e provimit Gjuhë Letërsi; D2 – Nota e provimit Matematikë; Z1 – Nota e provimit të lëndës së parë me zgjedhje të detyruar; Z2 – Nota e provimit të lëndës së dytë me zgjedhje të detyruar; K – Koeficienti i profilit të shkollës; F1 – Koeficienti i lëndës së parë me zgjedhje të detyruar; F2 – Koeficienti i lëndës së dytë me zgjedhje të detyruar.

Formula për konkurset

Për programet e studimit me konkurs, formula llogaritëse është:

PikëMatura/PikëMax Matura x % Matura + PikëKonkursi/ PikëMaxKonkursi x % Konkursi

Pikë Matura – janë pikët e llogaritura me formulën e paraqitur më sipër.

Pikë Max Matura – janë pikët e llogaritura me formulën e mësipërme, por ku të katër notat D1,D2, Z1, Z2 janë të barabarta me 10, koeficientet KSH, KZ1 dhe KZ2 janë ne varësi të programit të studimit, ndërsa pikët mesatare (MES) janë 11.38.

% Maturës – është përqindja që zënë pikët e Maturës në programet e studimit me konkurse.

Pikë Konkursi – janë pikët që ka fituar kandidati në konkursin përkatës.

Pikë Max Konkursi – janë pikët maksimale që mund të merren në konkurrim.

% Konkursi – është përqindja që zë konkursi në Maturën Shtetërore.

 Në librin e transparencës për ata maturantë/kandidatë që kanë dhënë provime me zgjedhje dhe kanë të pasqyruara të 5 elementet për llogaritjen e pikëve, për programet e studimit që janë me konkurse nuk janë llogaritur pikët. Ato janë shënuar me vlerën zero, meqenëse konkurset do zhvillohen më vonë. Për rrjedhojë, ato nuk janë pikët përfundimtare për ato programe studimi, sepse në fazën e shpërndarjes së të drejtave të studimit, pikët për programet e studimit me konkurse do të llogariten siç edhe është shpjeguar më lart (me formulën për programet e studimit me konkurse). Libri i Transparencës është një libër pune, ku secili maturant/kandidat mund të kontestojë me anë të Formularit të Korrigjimit të Pasaktësive, ndonjë parregullsi që vëren në të dhënat e tija në Librin e Transparencës. Për çdo ndryshim, do të kërkohet dokumentim zyrtar nga Drejtoritë e Shkollave dhe Drejtoritë Arsimore të rretheve (shih Formularin e Korrigjimit të Pasaktësive).

UDHËZIMI/ Për plotësimin e Formularit të Korrigjimit të Pasaktësive

Bashkë me Librin e Transparencës, në formë elektronike publikohet dhe dërgohet në të gjitha DAR/ZA-të Formulari i Korrigjimit të Pasaktësive, që pasqyron:

Të dhënat personale

(Emër, Atësi, Mbiemër, Datëlindje)

Elementet vlerësues të Maturës Shtetërore për çdo maturant:

1. Pikët ose Nota mesatare e shkollës së mesme

2. Nota e provimit të detyruar D1 (Letërsia)

3. Nota e provimit të detyruar D2 (Matematika)

4. Nota e provimit me zgjedhje të detyruara Z1

5. Nota e provimit me zgjedhje të detyruara Z2

Ky formular është përgatitur për të evidentuar pasaktësitë që mund të shfaqen në Librin e

Transparencës për maturantë të ndryshëm. Pas plotësimit të tij nga maturanti përkatës dhe konfirmimit zyrtar me firmë dhe vulë nga drejtoritë e shkollave dhe drejtoritë e DAR/ZA-ve, këto të fundit i përcjellin brenda ditës së premte, datë 05.09.2014, ora 14.00 dhe ndërkohë duhet t’i përcjellin dhe zyrtarisht në format letër. Hedhja e korrigjimeve në bazën e të dhënave në sistem bëhet nga specialistët e AKP-së. Ky formular u jepet vetëm maturantëve që kanë kontestime për të dhënat e tyre në Librin e Transparencës.

Si duhet të plotësohet Formulari i Korrigjimit të Pasaktësive

Në pjesën e parë është e detyrueshme të plotësohen të dhënat për Rrethin, Bashkinë /

Komunën, Shkollën dhe ID e maturantit. Në çdo kuti shkruhet vetëm një shkronjë ose një

numër. Shkronjat duhet të jenë kapitale dhe numrat me shifra arabe. Këto të dhëna janë

të domosdoshme për identifikimin e maturantit që kërkon ndryshime të dhënash në bazën e të dhënave. Në pjesën e dytë, në seksionin “Si ishte”, janë të detyrueshme të plotësohen të gjitha të dhënat:Emri, Atësia, Mbiemri, Datëlindja, Nota/Pikët Mesatare (me shifra dhe me shkrim si në Formularin A2). Praktikisht këto të dhëna janë si në Librin e Transparencës. Në seksionin “Si bëhet”, do të plotësohen vetëm ato të dhëna ku kërkohet ndryshimi: P.sh. nëse kërkohet ndryshim tek emri, tek rreshti “Emri” shkruhet si duhet të jetë emri i saktë. Mund të ndodhë të kërkohen dy ose më shumë ndryshime: p.sh. Datëlindja edhe Nota/Pikët Mesatare. Pasi kërkesa për ndryshimet të jetë plotësuar me kujdes, maturanti shkruan Emrin, Mbiemrin dhe firmos në vendin përkatës. Këto ndryshime që kërkohen nga maturanti duhet të konfirmohen nga mësuesi kujdestar,

Drejtori i Shkollës, që pasi firmos vendos dhe vulën e shkollës, si dhe nga Drejtori i DAR/ZA që gjithashtu firmos dhe vulos këtë formular

  Maturantë, ja pikët e fituesve të fundit për degën që preferoni

 UNIVERSITETI I TIRANËS

Programi i studimit Piket minimale
Histori 5023
Gjeografi 4998.5
Gjuhë – Letërsi 5192.6
Gazetari 5405.7
Arkeologji 4909.2
Biologji 5547.6
Bioteknologji 5977.9
Matematikë 5767
Fizikë 4734.2
Informatikë 5427.5
Kimi 5036.2
Kimi dhe Teknologji Ushqimore 5235.2
Kimi Industriale dhe Mjedisore 4921
Inxhinieri Matematike dhe Informatike 5379.2
Teknologji Informacioni dhe Komunikimi 5423.6
Gjuhë Angleze 5212
Gjuhë Frënge 4553.4
Gjuhë Gjermane 4638.3
Gjuhë Italiane 4835.6
Gjuhë Greke 4248.6
Gjuhë Turke 4372.4
Gjuhë Ruse 4118.2
Gjuhë Spanjolle me profil Gjuhë – letërsi dhe qytetërim hispanik 4626.9
Psikologji 5335
Punë Sociale 5245.8
Filozofi 5037.2
Sociologji 5183.4
Shkenca Politike 5560.1
Administrim dhe Politika Sociale 5312.9
Administrim – Biznes 5688.2
Ekonomiks 6011.1
Financë 6085.2
Informatikë Ekonomike 6252.7
Drejtësi 5349.6

UNIVERISTETI MJEKËSOR I TIRANËS

Mjekësi e Përgjithshme 6655.6
Farmaci 6483
Stomatologji 6538.4
Shëndet Publik 6345.3
Infermieri e Përgjithshme 5604.2
Mami 5384.7
Teknik i Lartë Laboratori 6274.8
Fizioterapi 6102.9
Logopedi 6066.2
Imazheri 6120.8

UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS

Menaxhim Agrobiznesi 4714
Ekonomi dhe Politikë Agrare 4667.9
Financë – Kontabilitet 5488.9
Menaxhim i Turizmit Rural 4564.6
Informatikë Biznesi 4971.2
Ekonomiks i Aplikuar 4994.4
Mbrojtje Bimësh 4048.8
Hortikulturë 3915.2
Prodhim Bimor 3811.1
Zootekni dhe Biznes Blegtoral 3807.8
Akuakulturë dhe Menaxhim Peshkimi 3746.8
Agromjedis dhe Ekologji 4367.4
Inxhinieri Agrare – Agromekanizim 4163.2
Teknologji Agroushqimore 4555.2
Vreshtari – Enologji 3728.2
Mbarështim Pyjesh 4006.6
Përpunim Druri 3833.2
Mjekësi Veterinare 4717

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS

Inxhinieri Ndërtimi 6120.8
Inxhinieri Hidroteknike 5329.4
Inxhinieri Mjedisi 5473.3
Arkitekturë (Arkitekt) 48.0051
Arkitekturë (Urbanist) 37.2437
Inxhinieri Gjeodet 5044.1
Inxhinieri Elektrike (Automatizim i Industrisë) 5108.8
Inxhinieri Elektrike (Energjitikë) 5531.2
Inxhinieri Mekatronike 5218.8
Inxhinieri Fizike 4624.4
Inxhinieri Matematike 5032
Inxhinieri Mekanike 4942.2
Inxhinieri Tekstile dhe Modë 4905.4
Inxhinieri Materiale 4570.8
Inxhinieri Ekonomike 5767.4
Inxhinieri Gjeologjike 4563.4
Inxhinieri Gjeoburimesh 4690.8
Inxhinieri Gjeoinformatikë 4879
Inxhinieri Gjeomjedis 4636.8
Inxhinieri Elektronike 6357
Inxhinieri Informatike 6323.8
Inxhinieri Telekomunikacioni 6306.5

UNIVERSITETI I ARTEVE TIRANË

Regji Filmi dhe Televizioni 59.5295
Aktrim 46.5067
Regji 45.6698
Skenografi – Kostumografi 35.692
Koreografi 56.9528
Pikturë 48.69
Skulpturë 49.7661
Muzikologji 45.6576
Kompozim 62.6972
Dirizhim 75.0878
Piano 62.3816
Violinë 81.6718
Violonçel 57.2103
Violë 38.5973
Kitarë 57.3849
Kontrabas 38.4784
Flaut 71.5229
Oboe 74.0798
Klarinetë 62.3013
Fagot 82.5937
Korno 80.7842
Trombë 79.7426
   
Trombonë 83.3363
Bastub 83.4883
Kanto 65.8746
Pedagogji Muzikore 44.4041
Fizarmonikë Klasike 55.2248

UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS

Shkencat e Lëvizjes 63.7323
Fushat e Veprimtarisë Fizike, të Shëndetit dhe të Rekreacionit 59.679

UNIVERSITETI I ELBASANIT “Aleksandër Xhuvani”

Gjuhë – Letërsi 4156.2
Histori – Gjeografi 4182
Gjeografi dhe Gjuhë Italiane 3695.1
Gjuhë Angleze 3847.6
Gjuhë Frënge 2885.4
Gjuhë Italiane 3648.2
Gazetari 4222.4
Gazetari – Anglisht 3707.4
Biologji – Kimi 3652.8
Matematikë – Fizikë 2584
Teknologjitë e Informacionit 3746.4
Teknologji Laboratori (2 vjeçar) 3800.8
Fizikë Kompjuterike 3438.4
Matematikë Informatike 2649.4
Infermieri e Përgjithshme 4820.2
Infermieri – Mami 4240
Fizioterapi 4630.7
Logopedi 3602
Imazheri 4282.2
Teknologji Laboratori 3830.4
Mësuesi për Arsimin Fillor 3870.9
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 3611.8
Edukim Qytetar 3781.3
Punonjës Social 4147.8
Filozofi – Sociologji 3677.8
Psikologji 4155.6
Edukim Fizik dhe Sporte 49.3094
Administrim – Biznes 3654.4
Financë – Kontabilitet 3967.6
Ekonomia dhe e Drejta 3513.3
Informatikë Ekonomike 3401.2
Ekonomi Turizmi 3739.8
Administrim Biznesi dhe Inxhinieri 3640
Shkenca Juridike në Biznes 3639.2
Shkenca Juridike në Sektorin Publik 3569

UNIVERSITETI I VLORËS “Ismail Qemali”

Matematikë 2835
Shkenca Kompjuterike 2624
Teknologji Informacioni 2471
Informatikë 2616
Inxhinieri Navale 2495
Inxhinieri Mekanike 3365.2
Navigacion dhe Peshkim Detar 2662
Biologji 3465.2
Inxhinieri Elektrike 3236.4
Administrim Biznesi 2491.2
Menaxhim Turizmi 2589
Ekonomiks 2739
Financë 2641
Kontabilitet 2591
Marketing 2583
Mësuesi për Arsimin Fillor 2890.4
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 2696
Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 3336.8
Gjuhë Angleze 2776.8
Gjuhë Italiane 2774
Histori – Gjeografi 4082.1
Drejtësi 4223.2
Infermieri e Përgjithshme 4369.1
Infermier Mami 3571

UNIVERSITETI I SHKODRËS “Luigj Gurakuqi”

Gjuhë – Letërsi 3820.6
Gazetari dhe Komunikim 3921.6
Histori 3258.4
Gjeografi 3596.4
Matematikë 2460
Fizikë 2688
Informatikë 3266.6
Biologji – Kimi 3596.6
Infermieri e Përgjithshme 4529.5
Infermieri (Mami) 3708.9
Infermieri (Fizioterapi) 4820.2
Mësuesi për Arsimin Fillor 3694.8
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 3471.4
Psikologji 4261.6
   
Punë Sociale 4098.6
Edukim Fizik dhe Sporte 63.764
Financë – Kontabilitet 4733.4
Administrim – Biznes 4206.6
Turizëm 3724.2
Gjuhë Angleze 3851.2
Gjuhë Italiane 3209.5
Gjuhë Gjermane 2662
Gjuhë Frënge 2543
Drejtësi 3947.6

UNIVERSITETI I GJIROKASTRËS “Eqrem Çabej”

Biologji – Kimi 2457
Matematikë-Informatikë 3028.8
Teknologji Informacioni 2682
Infermieri e përgjithshme 2692
Infermieri Mami 2723
Histori – Gjeografi 2830.8
Gjuhë – Letërsi Shqipe 2664.2
Gjuhë Letërsi Angleze 2834.9
Gjuhë Letërsi dhe Qytetërim Grek 3403.3
Mësuesi për Arsimin Fillor 2884.6
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 2858.4
Kontabilitet – Financë 2754
Administrim – Publik 2904

UNIVERSITETI I KORÇËS “Fan S. Noli”

Gjuhë – Letërsi 3514
Gjuhë Angleze 2851.2
Mësuesi për Arsimin Fillor 3067.2
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 2791.4
Histori – Gjeografi 3997.8
Filozofi – Sociologji 2841.2
Matematikë – Fizikë 4356.4
Matematikë – Informatikë 3085.7
Biologji – Kimi 2611.2
Teknologji Informacioni 2598
Infermieri e Përgjithshme 3954.2
Mami (Infermier) 3228.4
Administrim dhe Politika Sociale 2830
Financë – Kontabilitet 2831
Menaxhim 2612
   
Administrim Biznesi në Marketing 2924.3
Administrim Biznesi në Turizëm 3079.2
Agroushqim 2741
Agrobiznes 2893.9

UNIVERSITETI I DURRËSIT “Aleksandër Moisiu”

Administrim Biznesi 4950.4
Menaxhim – Marketing 4628.9
Shkenca Ekonomike 4659.9
Financë -Kontabilitet 5220.6
Bankë Financë 5125.5
Menaxhim Hotel Restorant 4236.2
Menaxhim Turizëm Kulturor 4112.6
Menaxhim Turizëm Arkeologjik 3957.4
Drejtësi 4670.4
Shkenca Politike 4705.6
Administrim Publik 4395.8
Politikë Ekonomike 3983
Marrëdhënie me Publikun 4281.8
Histori 4380.6
Infermieri e Përgjithshme 4973.5
Mami 4167
Fizioterapi 4838
Navigacion dhe Peshkim Detar 3344.4
Teknikë Elektrike (2- vjeçar) 3769.7
Hidroteknikë Ujësjellës Kanalizime (2- vjeçar) 3477.5
Asistencë Stomatologji (2- vjeçar) 4266
Menaxhim Ndërtimi (2- vjeçar) 3813.6
Menaxhim Transporti (2- vjeçar) 3788.2
Asistencë Ligjore (2- vjeçar) 4077.3
Asistencë Administrative (2- vjeçar) 3702.5
Teknologji Automobilash (2- vjeçar) 3851.4
Teknikë e Rrjeteve Kompjuterike (2- vjeçar) 4036
Informatikë Praktike (2- vjeçar) 4029.4
Gjuhë Angleze 4542.2
Mësuesi për Arsimin Fillor 4603.6
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 4365.2
Ekspert Procesi Formimi 4252.4
   
Psikologji-Sociologji 4702.3
Gjuhë Letërsi – Anglisht 4450.3
Gjermanisht-Anglisht 3283.6
Shkenca Kompjuterike 4370.8
Sistemet e Informacionit 4092
Teknologji Informacioni 4301.2
Matematikë – Informatikë 3727.8
Informatikë – Anglisht 4245.2
Multimedia dhe Televizioni Dixhital 4310.8
Menaxhim i Bankave (Program në Gjuhë Angleze) 75.4021
Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (Program në 75.5295