Datat për Provimin e Shtetit në profesionin e mësuesisë, procedurat dhe tarifat që duhen paguar

552
Sigal

Flet Drejtori i Drejtorisë së Provimit të Shtetit pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Niko Terezi për procedurat

 Ka filluar që nga data 26 nëntor dhënia e provimeve të Shtetit për profesionin e Infermierëve, i cili do të zgjasë deri në muajin dhjetor. Pas përfundimit të dhënies së provimeve për profesionin e infermierëve do të fillojnë provimet për profesionin e mësuesisë. Në lidhje me ecurinë e provimeve ka folur për “Telegraf”, Drejtori i Drejtorisë së Provimit të Shtetit pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Niko Terezi. Ai ka theksuar se, po vijojnë normalisht provimet për profesionin e infermiereve. “Nga data 26 ka filluar dhënia e provimeve për infermierinë dhe këtë vit vihet re një rritje e ndjeshme e rezultatit të provimeve. Infermieria do të vazhdojë deri në datën 11 dhjetor. Në datën 30 ka nëntor është një provim në Fizioterapi dhe në datën 7 ka një mami”, ka sqaruar zoti Terezi. Ndërkohë që, ai ka shtuar se këtë vit janë shtuar  tre profesione të tjera që janë: Imazheri, Logobedi dhe Teknik Laboratori. Në këtë tre degë jepet për herë të parë provim, prandaj edhe këto kanë pak pjesëmarrës. Janë 10-15 persona që janë të regjistruar deh që do të marrin pjesë.

Datat dhe procedurat për mësuesinë

Së shpejti do të fillojë dhënia e provimeve të shtetit për profesionin e mësuesisë. Janë përcaktuar datat 7 deri në 24 dhjetor për dhënien e provimit të mësuesisë, që deri më tani është profesioni që ka numrin më të madh të pjesëmarrësve. Në lidhje me procedurat  Drejtori i Drejtorisë së Provimit të Shtetit pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Niko Terezi, është shprehur se: “Provimi për mësuesinë do të zhvillohet nga data 7 deri në 24 dhjetor”. Sipas zotit Terezi, në të udhëzimit të Ministrisë së Arsimit nga e cila varet edhe Drejtoria që zhvillon provimin e shtetit, janë shpallur të gjitha programet për lëndët si Kimi, Matematikë, Gjuhë, Biologji etj.. Do të jenë 15 provime dhe programet janë shpallur katër muaj përpara. Ndërkohë që, për gjuhën angleze 40 % do ta ketë ana pedagogjike, ku këtu 6% do e ketë drejtshkrimi, ndërsa pjesa e gjuhës angleze do ta ketë 60%.

Vlerësimi për provimin dhe pyetjet

Sikurse edhe në provime të tjera në fushën e mësuesisë edhe ky provim do të ketë 50 pyetje, ku 20 pyetje do të jenë të pjesës së përbashkët dhe 30 pyetje do të jenë të pjesës profesionale. “Këto 50 pyetje kanë në total 100 pikë dhe që një mësues të kalojë provimin duhet të ketë marrë në provim 50 pikë. Ndërkohë që nëse nuk i plotëson pikët për ta kaluar në provim, ministria ka përgatitur një rregullore dhe si e tillë një mësues ka të drejtë që ta japi një provim deri në pesë here”sqaroi zoti Terezi. Po ashtu ai ka sqaruar se “Provimi do të bëhet njëherë në vit, por mund të bëhet edhe dy herë në vit. Por nuk besoj që një mësues do të shkojë deri në pesë herë, pasi ata që kanë mësuar e kanë marrë që herën e parë, dhe e shumta kanë shkuar deri herën e dytë”.