Zjarri, reagon Spitali Amerikan

495
Pas rënies së zjarrit në repartin e Hemodializës përmes një deklarate për mediat ka reaguar Spitali Amerikan nr. 1 duke deklaruar se ngjarje të tilla janë shumë vështirë që të parandalohen, pasi nuk mundet që të kontrollojnë pacientët.
Ngjarje të tilla nuk mund të parandalohen, pasi pacientët kanë sendet e tyre vetjake, ne nuk mund të shkelin të drejtat për t’i kontrolluar, bidoni i pacientit supozohej që të ishte me ujë’ deklaroi njwra nga mjeket e Spitalit Amerikan. Përsa i përket ngjarjes dhe reagimit mjekja e spitalit Amerikan theksoi se ka qenë i menjëhershëm dhe kur ka ardhur policia me zjarrfikësen gjithçka ka qenë nën kontroll.
“Ajo që ka ndodhur ka qenë një ngjarje shumë e rëndë që duhet ta kuptoni, që një pacient që kryen dializën e ka të pamundur që të lëvize, pasi është i lidhur me makinën. Pacienti ka hyrë dhe ka kryer veprimin, ka shpërthyer flaka, pas veprimit të pacientit, infermieri është djegur në tentativë për të shpëtuar pacientin. I gjithë stafi është dëmtuar në tentativë për të shpëtuar pacientët.
Brenda 3 minutave stafi nxori jashtë pacientët dhe ndërhyrja ishte e menjëhershme. Kur erdhi policia deh zjarrfikësja ishte në kontroll përveç dy pacienteve që janë dëmtuar nga shpërthimi”. Mjekja ka dhënë informacion edhe mbi gjendjen shëndetësore të pacientit të lënduar Dashamir Saraçi. “Pacienti është djegur në 90% të trupit nga zjarri”deklaroi ajo.
Sigal