Zjarri “pushton” fshatin Gjeroven në Berat, digjen sipërfaqe të mëdha me shkurre, rrezikohen plantacionet me ullinj

140
Sigal

Një zjarr i madh ka përfshirë pllajën afër plantacioneve me ullinj në fshatin Gjeroven, të ish/komunës Velabisht në Berat. Zjarri është pikasur fillimisht në një pllajë me shkurre por i favorizuar nga era dhe barishtet përreth,zjarri është përhapur në të gjithë pllajën, duke përparuar drejt plantacioneve me ullinj.Ka qënë ndërhyrja e menjëhershme e zjarrëfikësve që ka bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve që ishin duke përparuar drejt ullinjve,duke shmangur rrezikun djegjes së plantacioneve me ullinj. Puna për lokalizimin e flakëve dhe vënien e zjarrin nën kontrroll po vijon në të gjithë pllajën me shkurre,ku ka ende vatra të nxehta zjarri.

Edhe pse është herët për të bërë bilancin e plotë,burimet paraprake të zjarrëfikësve në vendngjarje konfirmojnë se janë djegur reth 4 dylym me shkurre.Mendohet se zjarri është shkaktuar nga vetë banorët e zonës,që kishin ndezur zjarr për djegien e barishteve dhe hapjen e tokave të reja po zjarri u kishte dalë jashtë kontrrollit.