Zjarri në Skrapar, OSHEE: Ja zonat që kanë mbetur pa energji elektrike

47

OSHEE me anë të një deklarate për mediat, shprehet se sot flakët e zjarrit kanë përfshirë Nën Stacionin e Corovodës.

Në njoftim, OSHEE shprehet se disa zona kanë mbetur pa energji elektrike, ku jepen edhe vendbanimet përkatëse që nuk do kenë drita.

Njoftimi i OSHEE:

Njoftim

Në afersi të N/St Corovoda 1 ka rënë zjarr te një magazinë dhe, si rezultat, për siguri, është stakuar linja 35kV Bogovë – Çorovoda 1.

Zonat pa energji:

Çorovoda, Çepan, Gjerbres, Leshnje, Potom, Qendër Çorovodë, Vendereshe, Konak dhe Store/ Skrapar.