Zjarri në masivin pyjor të Balgjajt në Bulqizë, kërkohet ndërhyrja nga ajri

415
Sigal

Zjarri në Bulqizë vijon të jetë aktiv edhe përgjatë ditës së sotme.

Mësohet se zjarri, tashmë me përmasa më të mëdha, ka avancuar në pjesën perëndimor të Balgjajt dhe ka hyrë në një masiv pishash shumë vjeçare. ‘BalkanWeb’ raporton se kërkohet ndihmë nga ushtria dhe nga ajri me helikopter, për shkak të terrenit të vështirë.

Ndërkohë, përhapja e zjarrit po favorizohet edhe nga era. Zjarri nisi dy ditë më parë në vendin e quajtur “Shala e Pepës” mbi fshatin Koçaj dhe më pas iu drejtua masivit pyjor të Balgjajt.

Të dhënat paraprake thonë se sipërfaqja e përshkuar deri tani është rreth 50 ha dushqe e ah.

Ndërkohë prej dy ditësh specialistët e shërbimit zjarrfikës në Bashkinë Bulqizë po përballen me flakët por e kanë pasur të pamundur neutralizimin e tyre.