Zjarri e flakët futen deri në oborrin e banesave në Lushnjë (FOTO)

190
Sigal

Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në lagjen Çlirimi në Lushnje.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre ku flakët janë shtuar duke iu afruar banesave, e duke depërtuar deri në oborr.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses, e cila për një periudhë të shkurtër bëri të mundur lokalizimin e zjarrit.

Policia e Lushnjës, e cila erdhi në vendngjarje nisi hetimet për këtë zjarr ku paraprakisht dyshohet se ka qenë i qëllimshëm.

Zjarri i sotëm është i dyti në qytetin e Lushnjë, pasi dy ditë më parë një siperfaqe prej 10 hektarësh ullinj u dogjën në kodrën lindore të qytetit.

Për këtë rast policia ndaloi shtetasin Gentian Saranjezi, i cili dyshohet se nga pakujdesia duke i vënë flakën mbeturinave në tokën e tij i ka dal zjarri nga kontrolli.