Zjarret/ Policia e Fierit ka arrestuar katër persona, një në kërkim

39
Sigal

Në Fier zjarret e kësaj vere kanë djegur rreth 150 hektarë sipërfaqe me ullishte e bimësi. Sipas të dhënave të policisë, 90% e rasteve janë shkaktuar nga bujqit që pastrojnë tokat e tyre nga barërat apo mbeturinat e tjera përmes djegies.

Megjithatë jo të gjithë fermerët janë të pakujdesshëm. Disa prej tyre thonë se kjo metodë është e panevojshme dhe se barërat mund të pastrohen duke i grumbulluar dhe mbuluar me dhe’.

Në këtë mënyrë përfitohet edhe pleh organik. Kështu vepron 83 vjeçari nga fshati Sheqishtë i Fierit i cili i transporton mbetjet e të korrave nga njëra parcelë në tjetrën.

Një tjetër fermer thotë se e praktikon metodën me djegie por qëndron në gatishmëri deri sa barërat të digjen plotëssisht dhe zjarri të fiket.

Vetëm në dy muaj policia e Fierit ka vënë në pranga 4 persona që dyshohen si autorë të disa zjarrvënieve ndërsa nen hetim janë 14 të tjerë.