Zjarr në një pallat në “Unazën e Re”, digjen disa automjete, evakuohen banorët

50
Sigal

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar sot në një pallat në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Mësohet se në parkingun e një pallati ka rënë zjarr, dhe si pasojë dyshohet se janë djegur disa mjete.

Blutë bëjnë me dije se shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit dhe gjithashtu po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.