Zjarr në një apartament në katin e katërt të një pallati në Shkodër

57
Sigal

Është përfshirë nga flakët një apartament në katin e 4-të të një pallati në Shkodër.

Flakët kanë rënë në një apartament në lagjen “Parrucë”. Mësohet se nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.