Zjarr i përmasave të mëdha në Delvinë, digjen sipërfaqe me gështenja e ullinj

568
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në Delvinë, në vendin e quajtur ‘Lefkë’.
Mësohet se si pasojë e zjarrit është djegur një bllok me gështenja dhe ullinj të vjetër në moshë.
Zjarrfikëset e kanë të pamundur ndërhyrjen për shkak të terrenit malor.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit nëse është i qëllimshëm apo aksidental.
Sigal