Zjarr i madh pranë plazhit të Gjeneralit, digjen tri banesa, rrezikohen dhjetëra të tjera

Një zjarr masiv është aktivizuar mbrëmjen e sotme në afërsi të plazhit të Gjeneralit.

Si pasojë e flakëve janë djegur tre banesa në fshatrat Domen dhe Bardhoj. Ndërkohë që flakët po përhapen në një sipërfaqe të madhe pyjore.

Sigal

Mësohet se për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse, ndërsa përhapja e flakëve mund të rrezikojë me dhjetëra banesa të tjera.