Një restorant i njohur i ndodhur në zonën turistike të Vlorës ka marrë flakë në orët e pasdites, në zonën e Zvërnecit.
Restoranti ndodhet pranë zonës pyjore. Zjarrfikësit mbërritën shpejt në vendngjarje për të lokalizuar flakët.
Nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale.





















