Zjarr i madh në afërsi të fshatrave turistike në Qerret të Kavajës

Një zjarr i madh është regjistruar në afërsi të fshatrave turistike në një nga plazhet e Kavajës.

Në foto shihet se zjarri është evidentuar në afërsi të fshatrave turistike.

Sigal

Shkaqet e zjarrit ende nuk bëhen të ditura, ndërsa zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes për të neutralizuar flakët dhe për të mos rrezikuar fshatrat turistike dhe pyjet me pisha që ndodhen vetëm 100 metra nga vatra.