Zgjerohet harta e gripit të shpendëve, Gjeci: Në Vlorë një vatër e re infeksioni

153
Sigal

Një vatër e re infeksioni me gripin e shpendëve u identifikua në 24 orët e fundit në qarkun Vlorë.

Zv/Ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci në një konference për mediat tha se “në 24 orët e fundit kemi pasur një rast të ri të konfirmuar në qarkun Vlorë, fshati Aliban”.

Ajo tha se Bashkite do marrin masa per te ndaluar tregtimin e shpendeve te gjalla ne mjedise te hapura te pamiratura.

“Kemi marrë zotim nga bashkitë për bashkëpunim për marrjen e masave për ndalimin e tregtimit të shpendëve të gjalla në mjedise të hapura të pamiratuara për shitje”, tha zv ministrja.

“Jemi në monitorim të territorit dhe vazhdojmë fushatën sensibilzuese. Ushqimet në tregun tonë janë të kontrolluara, nuk ka rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara mbi 70 gradë”, theksoi ajo.