Zgjedhjet vendore, Policia e Shtetit në shërbim të përforcuar

491
Policia e Shtetit me anë të një njoftimi për shtyp ka bërë të ditur se në kuadër të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit janë marrë të gjitha masat për një shërbim të përforcuar me qëllim ruajtjen e sigurisë. Kjo nismë sipas policisë ka ardhur edhe për ruajtjen e rendit dhe sigurinë publike në tërësi.
“Në zbatim të detyrave të parashikuara në Programin e Punës të Drejtorisë së Policisë së Shtetit “Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë periudhës zgjedhore për Organet e Qeverisjes Vendore, 21 Qershor 2015”, me qëllim planifikimin, organizimin dhe zbatimin e masave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor për organet e qeverisjes Vendore, si dhe ruajtjen dhe sigurimin e objekteve zgjedhore, të gjitha Strukturat e Policisë së Shtetit në nivel Qendror dhe vendor kanë kaluar në shërbim të përforcuar që prej orës 07.00 të datës 17 Qershor 2015. 
Të gjitha shërbimet e Policisë duke filluar nga dita e sotme do të kryejnë 12 orë shërbim. Njëkohësisht Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në tërësi, për parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale. Vëmendje e posaçme i është kushtuar masave policore edhe për sezonin e ri turistik”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sigal