“Lazarati”, Gate Mahmutaj dhe 15 të tjerë dërgohen nga Prokuroria për gjykim

546
Prokuroria për Krime të Rënda përfundon hetimin dhe dërgon për gjykim Gate Mahmutaj dhe 15 persona të tjerë, të arrestuar gjatë operacionit antikanabis në Lazarat qershorin e kaluar. Ata akuzohen për veprat penale të “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”,“Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” në kuadër të një “Grupi të strukturuar kriminal”. 
Personat e dërguar për gjykim akuzohen se kanë vepra penale për të cilat akuzohen në një kohë të gjatë, si edhe gjatë ndërhyrjes policore për të rivendosur rendin në Lazarat e për të asgjësuar parcelat e mbjedha me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. 
Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, në bashkëpunim dhe me materialet e referuara nga Policia e Shtetit, janë krijuar dyshime të arsyeshme se 16 të ndaluarit, krahas prodhimit, kultivimit dhe shitjes së lëndës narkotike, janë përfshirë në veprime aktive me armë kundër forcave policore. 
Sigal