Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka zyrtarizuar kandidaturën e Benet Becit për Bashkinë e Shkodrës. Gjiknuri tha se Beci është një kandidat serioz dhe se do të sjellë fitoren e PS-së në kryeqendrën e Veriut të vendit.
Për Shkodrën është një moment shumë i mirë, kemi një kandidat shumë serioz. Benet Beci është deklaruar si kandidat për Shkodrën. Në Elbasan nuk e diskutojmë fitoren e Gledian Llatjas. Nga ana tjetër kemi një grupim partish me persona të ndryshëm që nuk ofrojnë asgjë të re. Nuk besoj se ka dyshime për fitoren tonë. Edhe për Tiranën nuk besoj se duhet të kemi dyshime. Tashmë Opozita është në garë vetëm për të bërë detyrën. Nuk kemi asgjë zyrtare përsa i përket kandidatit të Durrësit.“Rasti i Shkodrës përbën një veçanti pasi është e vetmja bashki që Partia Socialiste nuk e administron dhe deklarimi para kohe i kandidatit është në favor të konsolidimit të garës, konsolidimit të ekipit dhe rritja e shanseve për një përgatitje të duhur zgjedhore për ta fituar bashkinë e shkodrës.Zoti Beci është një kandidat shumë i mirë,” – tha Damian Gjiknuri.
Edhe pse për garën e Shkodrës është zgjedhur një deputet, numri dy i socialistëve tregon se fokusi nuk është grupi parlamentar. “Në rastin e zotit Beci u bë një përjashtim dhe përgjithësisht ky është parimi. A mund të ketë raste të tjera, s’mund ta them, por ajo që mund të them është se fokusi i ps do jetë nga jashtë radhëve të grupit parlamentar,” – u shpreh Gjiknuri.






















