Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se zgjedhjet e 14 Majit janë një tmerr për Edi Ramën i cili ka pasur në vitet e fundit të gjitha pushtetet të përqendruara në duart e tij.
Meta u shpreh se më 15 Maj do të nisë ndryshimi që do të instalojë llogaridhënien në nivel vendor dhe do të garantojë atë edhe në nivel kombëtar.
Jemi të sigurt se qytetarët shqiptarë do i japin përgjigjen e merituar këtij menaxhimi mafioz të pushtetit. Në këto katër vite ka qenë një pushtet bunker për qytetarët dhe taksapaguesit.
Rilindja ka pasur të gjitha këshillat lokale të këtij pushteti vendor dhe të mos harrojmë tjetrën që pjesa më e madhe e bashkive kanë shpallur falimentimin. Zgjedhjet e 14 Majit janë një tmerr për Edi Ramën sepse ai sot ka një pushtet që e kontrollon 100%.
Opozita nuk ka asnjë anëtar as në këshillat bashkiakë.
Ai e di shumë mirë se situata në 14 Maj do të jetë një mesazh i fortë ndryshimi por 15 Maji do të instalojë llogaridhënien në nivel vendor dhe do të garantojë llogaridhënien edhe në nivel kombëtar”, ka deklaruar ai.






















