Zbulohet videoja ku Braçe denoncon Tahirin për shefin e Qarkullimit në Lushnjë

565
Deputeti i Partisë Socialiste në Lushnjë dhe njëherësh nëkryetar i grupit parlamentar të PS, Erion Braçe ka ofenduar me fjalët më banale shefin e qarkullimit rrugor në Lushnjë.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, dëgjohet qartë deputeti kur përdor fjalë jo etike në një takim me qytetarët në Lushnjë.
Njëri prej banorëve ankohet për shefin e qarkullimit rrugor, ndërsa Erion Braçe i përgjigjet se ka kërkuar shkarkimin nga puna por që nuk ka marr asnjë reagim nga qeveria. “Ai është një rrugaç, ka 6 muaj që i them qeverisë ta heq, por nuk më dëgjojnë. Unë nuk jam komandant i policëve. Shefi i qarkullimit rrugor është abuziv, arrogant, rrugaç, merr qoka lartë e poshtë’, dëgjohet të thotë Brace në video. Për të parë videon kliko në https://www.youtube.com/watch?v=oEyLXJ7ekI0.
Por ky nuk është rasti i vetëm ku shfaqet arroganca dhe mospërfillja e disa punonjësve të Qarkullimit Rrugor ndaj kategorive të ndryshme të popullisë në kryeqytet apo në qytete të tjera të vendit. Ndërsa janë të patolerueshëm ndaj njerëzve në nevojë, ndaj atyre që s’kanë mundësi ekonomike për të paguar dritat, ndaj atyre që kanë ngritur një minibiznes për të mbajtur frymën gjallë, ata janë të pafuqishëm dhe indiferentë ndaj njerëzve të ashtuquajtur ‘të fortë’, që lëvizim me makina superluksi me xhama të zinj dhe që vrasin pa pikë droje ose në mes të ish Bllokut, ose përpara Fakultetit të Shkencave të Natyrës. 
Sigal