Një person i pestë është zbuluar si pjesë e grabitësve të parave të bankës në rrugën e Rinasit.
Pas 4 të arrestuarve ditën e sotme, grabitësi i pestë është Admir Murataj. Para disa vitesh, ai grabitur 1 milionë Euro në bankën e Larisas në Greqi.
Pasi u arrestua, në vitin 2013 ai u arratis nga burgu i Trikallas në Greqi, tha gazetari Spartak Koka në emisionin
Murataj është pjesë e bandës së Ilir Kupës, të cilët u arratisën nga burgu grek. Pasi hynë në Shqipëri në mënyrë ilegale, ata u përfshinë në disa grabitje në vendin tonë.
Ndërkohë, një tjetër person i gjashtë është identifikuar dhe i shpallur në kërkim.