Zbulohet drejtuesi i BMW që “fluturoi” me 150 km/orë tek TVSH dhe desh i mori jetën 2 kalimtarëve

537
Sigal

Dy ditë më parë, pranë Ambasadës Italiane, përballë TVSH, dy makina u përplasën në një aksident të frikshëm rrugor. Ngjarja ishte tepër e rëndë, pasi 2 kalimtarë të rastit shpëtuan për më pak se 1 sekond nga vdekja e sigurtë.

Aksidenti u shkaktua nga një makinë e tipit BMW, version 750 LI, e cila me një shpejtësi mbi 150 km/orë hyri me të kuqe dhe përplasi një makinë Skoda. Kjo e fundit po vinte nga rruga e Liceut Artistik në drejtim të Kryeministrisë.

Shoferi i BMW-së që shkaktoi aksidentin ishte i riu Stiverjan Dashi, ku në rrjetet sociale shihet dëshira e tij për makina të shpejta. Para aksidentit të rëndë, i riu ka postuar disa foto në rrjetet sociale, ku shfaqet para makinës së tij luksoze.

Zbulohet drejtuesi i BMW që “fluturoi” me 150 km/orë tekZbulohet drejtuesi i BMW që “fluturoi” me 150 km/orë tekZbulohet drejtuesi i BMW që “fluturoi” me 150 km/orë tek

Shoferi i makinës BMW, Stiverjan Dashi që shkaktoi aksidentin e frikshëm

I riu “i paprekshëm” nga policia, shihet se bën një jetë luksoze, ku pushimet i kalon në Dubai dhe Mykonos. Në rrjetet sociale ai tregon se është edhe një frekuentues i kazinove.

Zbulohet drejtuesi i BMW që “fluturoi” me 150 km/orë tek

Nuk dihet pse ngjarja u tentua të mbahej e fshehtë nga Policia, ku rallëherë nuk u bën publike as rrethanat e aksidentit dhe as drejtuesi i automjetit BMW që po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara në mes të Tiranës.

Çdo gjë në heshtje!

Zbulohet drejtuesi i BMW që “fluturoi” me 150 km/orë tek

Mbetet për tu parë se çfarë mase është marrë ndaj drejtuesit të mjetit, të riut Stiverjan Dashi që për pak desh gjakosi rrugët e kryeqytetit nga shpejtësia e makinës.

Zbulohet drejtuesi i BMW që “fluturoi” me 150 km/orë tek

Fatmirësisht nga ky aksident shpëtuan dy qytetarët, por edhe të aksidentuarit të cilët patën dëmtimet të lehta edhe pse goditja ishte e frikshme. Qytetari që drejtonte Skodën, quhej Dritan Telhaj. Ai hyri me semafor jeshil, konform rregullave të qarkullimit, ndërkohë që edhe dy qytetarët po kalonin vizat e bardha konform rregullave.

©