Zbarkoi në Ankona nga Durrësi, kapet nga policia italiane 50-vjeçari shqiptar, iu gjetën 24 kg heroinë në automjet

128
Sigal

Një 50-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me 24 kg heroinë.

Mësohet se 50-vjeçari e kishte fshehur heroinën në automjetin e tij.

Sakaq bëhet me dije se 50-vjeçari zbarkoi nga në Ankona nga Durrësi, ndërsa ka rënë në gjurmët e policisë italiane, ku edhe më pas kanë ushtruar kontroll ndaj shqiptarit të cilit iu zbulua edhe lënda narkotike.