Yuri Kim bën bashkë Metën, Bashën dhe gjithë ministrat e Jashtëm të Shqipërisë prej vitit 1991

200
🇦🇱Si pjesë e festimeve tona për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Ambasadorja Yuri Kim pati nderin të ftojë të gjithë Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë që prej vitit 1991, për një darkë të veçantë në Shtëpinë Ryerson. Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontributet e dhëna nga secili prej Ministrave në zhvillimet dhe arritjet historike të Shqipërisë, përfshirë përparimin e tranzicionit nga komunizmi në demokraci, rrugëtimin e Shqipërisë në NATO dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, kryesimin e OSBE-së dhe sigurimin e një vendi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Mbi të gjitha, ajo falënderoi Ministrat për rolin e tyre në forcimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke kujtuar se të gjithë ata – diplomatë amerikanë dhe shqiptarë – kanë fatin që të mund të ndërtojnë mbi punën e paraardhësve dhe detyrimin për të hedhur bazat për pasardhësit e tyre. Përgëzime për miqësinë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë! Gëzuar, edhe njëqind! Grupi ngriti gjithashtu edhe një dolli për të nderuar ata të cilët nuk mundën t’i bashkoheshin mbrëmjes, Muhamet Kapllani, Alfred Serreqi, Besnik Mustafaj dhe Gent Cakaj.
🇺🇸As part of our celebration of the 100-year anniversary of U.S.-Albania diplomatic relations, Ambassador Yuri Kim had the honor of inviting all of Albania’s Foreign Ministers since 1991 for a special dinner at the Ryerson House. Ambassador Kim expressed the United States’ deep appreciation for the contributions made by each and every Minister to Albania’s historic developments and achievements, including advancing the transition from communism to democracy, leading Albania into NATO and toward EU membership, chairing the OSCE, and winning a seat on the United Nations Security Council. Most of all, she thanked the Ministers for their role in strengthening the relationship between the United States and Albania, reminding that all of us – American and Albanian diplomats alike – have the fortune to be able to build on the work of our predecessors and the obligation to lay the groundwork for our successors. Përgëzime për miqësinë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë! Gëzuar, edhe njëqind! The group also raised a toast in honor of those who were unable to join the event: Muhamet Kapllani, Alfred Serreqi, Besnik Mustafaj, and Gent Cakaj.
Sigal