Ylli Ndroqi zbulon fotot, sot ka 30 vjetorin e martesës: Më 10 shtator 1989, kurorëzuam dashurinë tonë

1031
Sigal

Ylli Ndroqi, president i ‘Yldon Group’, u bë nostalgjik sot në 30 vjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, duke postuar një klip me fotot që tregojnë tri dekadat me shoqen e jetës.

Me bazë muzikore këngën e Alban Skënderajt ‘Vetëm ty’, Ndroqi e nis klipin e gjatë 2.20 minuta me një foto të muajit të mjaltit në Drilon, ku pozon me bashkëshorten pas një motori tip ‘MZ’, ikonë e viteve ’80.

Më pas vijnë fotot e jetës për t’u mbyllur me një foto të kohëve të fundit dhe dedikimim ‘Gjithmonë bashkë!” Sot ai është një gjysh i lumtur dhe poston vazhdimisht fotot me vogëlushin e djalit, që e quan ‘ëmbëlsira e gjyshit’. Ndroqi është një prej pronarëve më të njohur të medias audiovizive në vend, me radio-televizonin ‘Ora News’ dhe TV ‘Channel One’