Ylli Dylgjeri: Zonja Merkel nuk është Bashkia që duam!

769
Sigal

Nga Ylli Dylgjeri

Zonja Merkel nuk është Bashkia që duam!

Siç e patë miq në media, dje, Kryeministri Rama edhe Samitin e Berlinit donte ta trajtonte si fushatën “Bashkia që duam”!
Mesazhi i Tij prej kohësh ishte i prerë: Do ta marr edhe Berlinin si Burrelin e bashkitë e tjera! Shkoi në Berlin me besim e për inerci të fushatës “Bashkia që duam”, duke hequr vetëm brekushet trendy . Si mos mjaftonte kjo, morri me vete në Samit edhe dy qesharakët më të mëdhenj që ka kabineti i Tij qeverisës. Me këtë treshe shkohet vetëm në Portokalli. Njëri që është 28 vjeç që ka 14 vite eksperiencë në diplomaci, dhe Tjetra, që është 30 vjeç dhe ka mbi 40 milion !
Me Cakajn dhe Spiropalin nuk shkohet as në Samitin e Diapores në Tiranë – o Ed!
Ju kujtohet apo jo? Ju kujtohet Cakaj me përshëndetjen e Tij madhështore: Atje ku lind dielli? Na gajasi pa fund…
Po Spiropali që po gajas çdo ditë rrjetet në Shqipëri! Më thuaj me kë rri, tët them cili je – thotë populli. Më tej gjithshka ishte e paracaktuar. Pritja ishte si një Coffee Break.
Në Qershor s’ka hapje negociatash! – u tha aty, biles dikush tha se nga inati për sjelljen e Ramës zonja Merkel do ti propozojë BE-së ta heqë edhe qershorin si muaj nga kalendari.
Dhe në fund të takimit blic mbeti vetëm telendari me çiftin që e shoqëronte. Bënë një foto në Branderburg dhe u kthyen për të vazhduar me… Bashkinë që duam.
E patë miq?
Ju i thoni duam Europën,
Ai u thotë: Do u jap Bashkinë..!!!