Xhelal Mziu: Rilindja dyfishon punëtorët militantë në Ndërmarrjen e Ujësjellësit , qytetarët vuajnë mungesën e ujit

Ish kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu në një reagim në faqen e tij “Facebook” ka shpërndarë protestën që po bëjnë banorët e Paskuqanit dhe Kamzës për mungesën e ujit. Mziu thekson se” Ndërmarrja e Ujësjellësit e militantëve të rilindjes 6% është dyfishuar në numër punonjësish e me plot drejtora, ndërkohë shërbimi ndaj qytetarëve është zero. Rilindja 6% i ka ditët e numëruara”.

Ja postimi i tij i plotë:

Sigal

Banorët e Paskuqanit në protestë për mungesën e ujit, prej disa ditësh në lagje të ndryshme të Paskuqanit dhe Kamzës.
Ndërmarrja e Ujësjellësit e militantëve të rilindjes 6% është dyfishuar në numër punonjësish e me plot drejtora, ndërkohë shërbimi ndaj qytetarëve është zero. Rilindja 6% i ka ditët e numëruara!