Xhafaj: Reforma në drejtësi është garancia e së ardhmes

509
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, në një takim me gazetarët paraditen e sotme, ka deklaruar se reforma në drejtësi do të bëhet e plotë, gjithëpërfshirëse dhe ftoi të gjithë aktorët të jenë pjesëmarrës në këtë proces jetik për vendin. Fatmir Xhafaj edhe ne cilësin e kryetarit të Komisionit per Reformën në Drejtësi, shpalosi tiparet dhe ecurinë e reformës, duke u shprehu se “Tiparet e reformes në drejtësi janë gjithëpërfshirja, trasparenca dhe asistenca e ndërkombetareve. Reforma në drejtësi ka kaluar dy faza dhe deri më tani ka krijuar besueshmëri të lartë dhe besim maksimal, veçanerisht nga partnerët ndërkombetare, të cilët janë duke luajtur një rol thelbesor në procesin e kësaj reforme”.
Xhafaj shpjegoi fazat në të cilat ka kaluar reforma në drejtësi dhe u shpreh se “Ne kemi përmbyllur fazën e parë të proçesit të reformës në drejtësi dhe e kemi miratuar dokomentin që në qershor, që është një dokument i rëndësishm, por dhe i pari dokument në këto 25 vite që pasqyron një analizë të hollësishme në sistemin e drejtësisë në vendit tonë. Në përmbushje të detyrimit të Kuvendit të Shqipërisë është përmbyllur dhe faza e dytë e proçesit, pasi Komisioni i Posacem Parlamentare në mbledhjen e fundit ka miratuar dy dokumente tejet të rendësishëm, strategjinë e reformës në drejtësi dhe planin për të arritur strategjine. Strategjia është një dokument ku prezantohen objektivat dhe hapat konkrete të realizimit të tyre, si dhe ndërhyrjet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore që duhen realizuar. Ndërsa plani i veprimit ka organizuar veprimet konkrete, afatet kohore për realizim dhe buxhetin dhe jemi në një bashkepunim të plotë me partnerët evropiane për vijueshmerine e mëtejshme te procesit”.
“Shumë shpejtë grupi i eksperteve të nivelit të lartë pritet të bëjë publike dhe një dokumet tjetër tejet të rëndësishëm, analizen mbi zgjidhjet konkrete kushtetuese që propozohen të kryhen dhe ky dekoment është në procesin e finalizimit të tij dhe i konsultuar me ekspertizën me të mirë vendase dhe më gjerë. Tani kemi filluar fazën e tretë, hartimin e amendamenteve ligjore dhe kushtetuese që do të finalizojnë këtë proces reformimi legjislativ, për të hapur një faqe të re në reformimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Ne jemi të përgjegjshem për pritëshmërite e larta të këtij procesi”, tha Xhafaj. “Ne do të bëjmë ndërhyrje krirurgjikale të thellë për të reformuar drejtësinë. Kjo reformë do të sigurojë standardet ndërkombetare. Reforma duhet të jetë shqiptare, sepse problemi është i yni dhe zgjidhja duhet të jetë e jona, por në saje edhe të asistencës ndërkombetare”, theksoi ai.
Sigal