Vrau nënën, mbërrin në gjykatë për masën e sigurisë Olsi Çekiçi

318
Sigal

Ka mbërritur sot në gjykatë për masë sigurie 44 vjeçari, Olsi Çekiçi, i njohur ndryshe si “Lorja”, personi që tronditi mbarë opinionin publik ditë më parë, kur pas një sherri në familje i preu kokën nënës së tij, 70 vjeçares Firdes Çekiçi.

Gjithçka ka nisur nga një konflikt verbal, e më pas autori ka marrë thīkën e ka måsakruar nënën e tij, 70 vjeçaren Firdes Çekiçi, ndërsa kokën ia ka varur tek porta e shtëpisë.

I divorcuar nga bashkëshortja, ai jetonte me nënën e tij dhe vajzën e tij 15-vjeçe.

Mësohet gjithashtu se me ta jetonte dhe vëllai tjetër i Olsi Çekiçit, gjithashtu me probleme mendore.

Krīmi tronditës ka ndodhur në sy të vajzës 15 vjeçe.

Kjo e fundit ka parë që i ati, 44-vjeçari Olsi Çekiçi, po sulmonte me thikë gjyshen, Firdes Çekiçi, dhe ka njoftuar me telefon policinë, duke u larguar menjëherë nga banesa me një biçikletë nga frika.

Patrulla e Përgjithshme është nisur drejt adresës që iu ka dhënë adoleshentja, ku kanë gjetur autorin e krīmit duke tentuar të vrasë të vëllanë, teksa e ëma kishte ndërruar jetë.