Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin Maksim Hodaj, 46 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë.
Këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 18 vite burgim për veprën penale të Vrasjes, të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
Shtetasi do të kryej pjesën e mbetur të dënimit prej 9 vite, 2 muaj e 26 ditë burg.
Ngjarje e ndodhur më datë 04.06.2009, në fshatin Armen ku ky shtetas ka vrarë bashkëshorten e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2009 kur rreth orës 03:00 të mëngjesit 41-vjeçari, i cili punonte prej kohësh si shofer furgoni u kthye në shtëpi në gjendje të dehur, çka mendohet të jetë bërë shkak i grindjes mes tij dhe bashkëshortes.
Mësohet se Hodaj pasi e ka rrahur barbarisht atë e ka goditur me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit. Ndërkohë që përplasja në një prej mureve të shtëpisë, mendohet të ketë qenë fatale për 36-vjeçaren Irena Hodaj, e cila menjëherë pas kësaj ka gjetur vdekjen.
Në momentin e ngjarjes në banesë kanë qenë tre fëmijët e çiftit Hodaj, mes të cilëve një vajzë dhe një djalë 12 e 13-vjeç dhe një foshnjë 8-muajshe.




















