Vrasjet në Elbasan/ Policia kontrolle në disa lagje të qytetit, ngrihet postbllok në kryqëzimin e Bradasheshit

258
Sigal

Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit, ku brenda pak kohësh janë vrarë dy persona, policia e Elbasanit ka ngritur postbllok në aksin Elbasan-Bradashesh.

Mësohet se postblloku është ngritur që prej pasdites së sotme në këtë aks të rrugës kombëtare që lidh daljen e qytetit të Elbasanit, ndërkohë që policia ushtron kontrolle në automjete dhe jo rrallë edhe te persona të ndryshëm.

Ndërkohë që në orët e para të mbrëmjes kanë nisur kontrollet policore edhe në disa lagje të qytetit të Elbasanit.