Vrasje e grabitje/ Berisha: Rendi në duart e mafies së drogës dhe krimit

191
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se rendi është në duart e mafias.

Sipas tij, vrasjet dhe grabitjet që bëjnë grupet mafioze, nuk e shqetësojnë ministrin dhe Ramën.

Reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Rendi në duart e mafies së drogës dhe krimit.

Ekzekutime mafioze, grupe grabitëse dhe torturuese dhjetëshe bëjnë ligjin, narko ministri i familjes në ahengje.

Miq, mbrëmë një grup mafioz në Fier ekzekutoi me breshëri kallashi në makinën e tij një biznesmen dhe pak orë më vonë, një bandë plaçkitëse prej 10 vetësh në Nikel hyri me forcë dhe i preu gishtërinjtë dhe  e torturoi një biznesmen tjetër dhe i grabiti kasafortën.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe aktet mafioze të bandave kriminale që bëjnë sot ligjin në vend, dënoj gjithashtu kreun e meduzës Edvin Kristaq Rama dhe narkoministrin e tij të familjes Çuçi si frymëzues kryesor të krimit, drogës në narkoshtetin e Shqipërisë.