Vrasja e Nikolin Lekstakajt, shoqërohen disa të dyshuar, pista kryesore mbetet hasmëria me fisin Nikulaj

53
Sigal

Disa persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Lezhës në lidhje me atentatin e një dite më parë në Balldrenndaj shtetasit Nikolin Marku (Lekstakaj).

Mes të shoqëruarve ka persona nga fisi i Nikulajve, të cilët për shkak të hasmërisë mes dy fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj, mbeten të dyshuarit kryesorë. Ndërkohë nga ana e policisë janë marrë në shqyrtim kamerat e sigurisë së bizneseve, megjithatë deri tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me atentatorët.

Burime bëjnë me dije se në dëshminë paraprake vëllai i viktimës Bled Lekstakaj është shprehur se ai sapo ishte kthyer nga Tirana dhe ka qenë duke qëndruar në shtëpi me nënën e tij në momentin që Nikolini i marrë makinën për të shkuar për të blerë diçka.

Ai ka dëgjuar krismat e armës, por nuk e ka besuar që mund të jetë vrarë i vëllai, më vonë është njoftuar mbi ngjarjen.

Kamerat e sigurisë në market ishin ndihma e vetme për grupin hetimor por sipas burimeve nuk e kanë kapur momentin e vrasjes për shkak të cilësisë së ulët të kamerave.

Viktima nuk i druhej ndonjë atentati të mundshëm pasi lëvizte lirshëm. Viktima i kishte shpëtuar dhe një atentati tjetër në vitin 2012 ku ishte vënë eksploziv në makinë dhe ende mbetet ngjarje e pazbuluar.