Vrasja e Marvi Mihalit për një karikues, Apeli jep vendim: 24 vite burg për katër autorët e krīmit, në kërkim vëllezërit Alla

339
Sigal

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimet që kishte dhënë edhe në Shkallën e Parë të Apelit për personat që morën pjesë në vrāsjen e Marvi Mihalit, ngjarje që ka ndodhur për një karikues.

Apeli ka shpallur sot vendimet, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës duke dënuar me 19 vjet burgim Dejvi Bitrajn dhe me nga 12 vjet 3 të pandehurit e tjerë. Ndërsa, në kërkim janë vëllezërit Marsel dhe Kridens Alla.

Eugen Bitraj, Marsel Alla dhe Kridens Alla i kishin kërkuar gjykatës t’i shpallë të pafajshëm, ndërsa i pandehuri tjetër, Dejvi Bitraj kishte pranuar vrāsjen, kishte kërkuar ndryshimin e kualifikimit të veprës nga “vrāsje me paramendim” në “vrāsje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme”, kërkesë që me sa duket është marrë në konsideratë nga Gjykata.

Seancat e këtij gjyqi shpesh janë shoqëruar nga tensione në sallë mes familjarëve të vīktimës dhe të të pandehurve.

Marvi Mihali u vrā më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit Selman Stermasi. Debati për një kërkues përfundoi në konflikt fizik mes tij dhe të dënuarve të cilët e qëlluan me thīkë për vdēkje.