Voltana Ademi u bën thirrje qytetarëve: Aplikoni menjëherë, merrni letërnjoftimin (ID) tuaj elektronik dhe ushtroni të drejtën e votës dhe jo vetëm!

206
Sigal

Ditën e sotme, Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka treguar se ka aplikuar për letërnjoftimin elektronik, duke u shprehur se dëshiron të ushtrojë të drejtën e saj për të votuar, në zgjedhjet e 25 prillit.

Ademi u bën thirrje qytetarëve, që të aplikojnë sa më parë për të rinovuar letërnjoftimin e ri elektronik dhe u tregon qytetarëv se aplikimi është pa asnjë pagesë.

 

Postimi i saj i plotë :


Ditën e sotme kam aplikuar për Letërnjoftim (ID) elektronik. Unë dua të ushtroj të drejtën time për të votuar me 25 Prill 2021.
Nëse Letërnjoftimi (ID) elektronik ju ka skaduar, Ju ftoj të aplikoni sa më parë, në zyrën e aplikimit që keni më pranë vendbanimit tuaj: Qytet, lagje apo fshat. Mund të aplikoni pa asnjë pengesë në çdo zyrë Aleat.
Mos e lini për ditën e fundit! Aplikoni menjëherë, merrni Letërnjoftimin (ID) tuaj elektronik dhe ushtroni të drejtën e votës dhe jo vetëm!